Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin me fatalitet në Çikatovë të vjetër të Drenasit.
Në raportin 24-orësh të Policisë është bërë e ditur se vetura ishte vetaksidentuar, derisa e vdekur ka mbetur një grua e cila ishte pasagjere.
Lëndime trupore njoftohet se ka pësuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjerët e tjerë, dy gra dhe një burrë.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.