Njësitë policore kanë ndaluar një person, i cili me veturën të cilën e drejtonte kishte tentuar që të kalonte vijën kufitare përmes rrugëve dytësore dhe të fuste një sasi të cigareve kontrabandë nga Serbia.
Në njoftimin e lëshuar pasdite thuhet se Policia e Kosovës ka parandaluar kalimin e paautorizuar të kufirit shtetëror dhe kontrabandën me mallra për në Serbi
“Me datën 10.05.2023, rreth orës 20:30, Policia Kufitare e Kosovës me njësitet e saj gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror në patrullim e sipër, përgjatë Sharpelit dhe Bistricës (rrugë e cila të dërgon në Serbi përmes rrugës alternative) kanë vërejtur një automjet VË Passat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll. I dyshuari me automjetin e lartcekur (VË) transportonte ngarkesë me pako të duhanit”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet doganore dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për ”Kalim të pa autoroziuar të kufirit dhe kontrabandë me mallra”.
Malli i gjetur (pakot me duhan) me urdhër të prokurorit janë dërguar në terminalin doganor për procedura tjera.






