Në vazhdimësi të ngritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të vetëdijesimit, në kuadër te planit operativ “Sezoni Veror 2022” dhe “Siguria ne Trafikun Rrugor”, Policia e Kosovës po e realizon fushatën vetëdijesimin e qytetarëve për mospërdorim të telefonit në trafik rrugor.
Policia njofton se përmes kësaj fushate synohet sensibilizimi i qytetareve/vozitësve, që për sigurinë e tyre, dhe të tjerëve te evitojnë përdorimin e telefonit gjatë ngasjes/drejtimit të automjeteve.
“Edhe pse veprimet policore në fushën preventive janë duke u zbatuar në përputhje me autorizimet dhe masat ligjore, përkundër këtyre është vlerësuar si e nevojshme dhe e domosdoshme veprimi alternativ ku policia për pjesëmarrësit në trafikun rrugor po shpërndanë fletushka me porosi, vetëdijesimi/sensibilizimi të qytetarëve/vozitësve”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t`iu përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik./Kosovanews/


