Policia e Kosovës është ende në kërkim të të dyshuarit kryesor, Valdrin Salihut për vrasjen e të ndjerit, Florim Zeqirit, të premten në Mitrovicën Jugore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës jugore, Avni Zahiti ka thënë se ende nuk ka arrestime.
“Nuk ka arrestim”, ka thënë Zahiti për telegrafin.
Ndryshe, Valdrin Salihu dyshohet se me armë zjarri ka vrarë 45-vjeçarin Florim Zeqirin në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja ndërsa i dyshuari pas aktit është larguar në drejtim të panjohur.
Ndërkaq, të dielën policia ka bërë të ditur se kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit ndërsa kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikator dhe 205 fishekë.


