Është dërguar në mbajtje për 48 orë i dyshuari, zyrtar i “Hidromorava” në Gjilan, pasi Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në këtë qytet, gjatë zhvillimit të hetimeve, kanë siguruar prova të besueshme se zyrtarë të KRU “Hidromorava” kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.
“Dyshohet se anëtarë të komisionit të kësaj kompanie, të caktuar për zhvillimin e procedurave të dy konkurseve për punësim, i kanë dhënë pyetjet-përgjigjet e testit me shkrim, duke e favorizuar njërin prej kandidatëve i cili të nesërmen do t’i nënshtrohej këtij testi me shkrim”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Prandaj, siç bëhet e ditur, sot, janë intervistuar anëtaret e komisionit në cilësinë e të dyshuarave në prezencën e avokatit sipas detyrës zyrtare.
“jate intervistave është kuptuar se i dyshuari V.M., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar), ia kishte dhëne pyetjet e testit me shkrim paraprakisht një kandidati. Me këto veprime është krijuar dyshim i bazuar se i dyshuari V.M., (anëtar i komisionit) ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtare”, bëhet e ditur tutje në njoftim
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt