KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës tregon sa qortime u shqiptuan për targat ilegale serbe, më 22 nëntor fillon gjobitja
Siguri

Policia e Kosovës tregon sa qortime u shqiptuan për targat ilegale serbe, më 22 nëntor fillon gjobitja

Bekim Morina
Bekim Morina 16:34 -20/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, konform planifikimeve operacionale, ka vazhduar angazhimet në zbatim të ligjit dhe të rendit kushtetues, si dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022. Sipas vendimit, deri më 21 nëntor do të vazhdojë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga nj 22 nëntori deri më 21 janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, Policia e Kosovës do të fillojë zbatimin e gjobës sipas legjislacionit në fuqi.

“Policia e Kosovës, konform planifikimeve operacionale, ka vazhduar angazhimet policore në zbatim të ligjit dhe të rendit kushtetues, si dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022, me  Nr.05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS.

Ashtu siç parashihej me vendim zyrtar nga data një (1) Nëntor 2022, pronarëve të mjeteve që kanë qarkulluar me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës iu është shqiptuar masa e qortimit, me udhëzimin që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS, ku deri më sot (mesditë) janë shqiptuar rreth 1.740 qortime.

Sipas vendimit deri me datë 21 nëntor do të vazhdojë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntor deri me datë njëzet e një (21) Janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka përcjellë dhe vlerësuar zhvillimet në vend duke bërë vlerësime profesionale konform të cilave ka ndërmarrë masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, thuhet në faqen e Policisë së Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Qeveria merr vendim, rriten shtesat për lehona

Sveçla: Një prokuror që ka vullnet dhe guxim, duhet ta ftojë Përparim Ramën

Zvicër: Një kosovar dëbohet, tentoi të punësohej me dokumente polake të falsifikuara

Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit

Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO

Bekim Morina 20/11/2022 20/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
73%
1 km/h
Thu
31 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Osmani priti në takim Hargreaves, diskutuan për situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit
10:46 -05/06/2025
Qeveria merr vendim, rriten shtesat për lehona
10:36 -05/06/2025
Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunim për cilësi në arsim të lartë
10:20 -05/06/2025
Sveçla: Një prokuror që ka vullnet dhe guxim, duhet ta ftojë Përparim Ramën
09:52 -05/06/2025
Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho
09:37 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?