Pjesëtarët e Policisë së Kosovës sërish kanë asistuar në një tjetër objekt në veri të vendit.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se kanë asistuar për Ndërmarrjen Hidroekonomike “IBËR – LEPENC” për të hyrë në një objekt pranë liqenit të Ujmanit në Zubin Potok.
“Kemi asistu Ibër Lepencin për të hyrë në një objekt në Ujman”, ka thënë shkurt Elshani duke mos dhënë më shumë detaje.