KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës jep qortimet e para për targat
Siguri

Policia e Kosovës jep qortimet e para për targat

Kosova News
Kosova News 09:57 -01/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pikërisht në mesnatën ndërmjet të hënës dhe të martës ka filluar së zbatuar vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS.

Vozitësit janë paralajmëruar se targat e qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë janë të paligjshme dhe se duhet menjëherë të vizitojnë qendrën më të afërt të regjistrimit dhe t’i ndryshojnë ato në RKS.

Dhe siç raportohet, automjeti i parë ka kaluar saktësisht në mesnatë dhe zonja e cila ka marrë paralajmërim, domethënë një “qortim”, ka thënë për Euronews Serbia se ende nuk e di nëse do ta riregjistrojë automjetin e saj në targa RKS.

“Ata nuk na thanë asgjë kur arritëm në vendkalim. Tani për tani, nuk do të bëj asgjë…”, citohet të ketë thënë ajo.

Zbatimi i vendimit të Qeverisë për targat do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

Duke nisur nga 1 nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes.

Sipas mediumit në fjalë, në Jarinje nata ka kaluar e qetë, nuk ka pasur kontrolle të shtuara policore dhe as ndonjë incident.

Siç shkruan më tej ky medium, rreth pesë kilometra nga vendkalimi në Jarinje, ishin dy patrulla të KFOR-it. Para mesnate ishin katër vetura të pjesëtarëve të KFOR-it amerikan dhe më vonë lituanez.

Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar me të rejat rreth zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se përkundër kërkesave të SHBA-së dhe BE-së për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e veturave për 10 muaj, të premten Prishtina vendosi ta zbatojë atë vendim në katër faza.

Ndërsa Lista Serbe ka paralajmëruar se “serbët nga veriu i Kosovës do t’i japin përgjigje dhe rezistencë të ashpër shqiptimit të parë të gjobës”

Lexo po ashtu:

Policia nis sot shqiptimin e fletëqortimeve, Sveçla: Qytetarët të mos mbesin pengje të interesave politike e grupeve kriminale

Gjithashtu lexoni:

Një 48-vjeçar humb jetën në Shalë të Drenasit

Aksident trafiku në Ferizaj, humb jetën një person

Policia konfiskon një arsenal të madh armësh luftarake në Zveçan; mitralozë, raketahedhës e granata gjenden në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç

Parandalohet kontrabandë me cigare në Aeroportin e Prishtinës – Shtetajsa e huaj kapet me 100 steka me banderola shqiptare

Arrestohet në Tiranë një 30-vjeçare nga Prishtina

TAGGED: Policia e Kosovës, Reciprociteti me Serbinë, Reciprociteti për targa, targat
Kosova News 01/11/2022 01/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
22:20 -22/06/2025
Trumpi: Iranit ia hoqëm bombën bërthamore nga duart
22:03 -22/06/2025
Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit
21:33 -22/06/2025
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë
21:11 -22/06/2025
Një 48-vjeçar humb jetën në Shalë të Drenasit
21:03 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?