KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit shpëtojnë një çift gjerman në Gjeravicë
Siguri

Policia e Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit shpëtojnë një çift gjerman në Gjeravicë

Kosova News
Kosova News 12:34 -08/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se ekipet e tyre kanë  shpëtuar një çift turistësh gjerman në Gjeravicë të cilët ishin duke kaluar nga Gropat e Erenikut për në stanet e Dobërdolit.

Operacioni i shpëtimit përfundoi pas mesnatës me ndihmën e koordinimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit me Policinë e Kosovës.

“Me datën 07.06.2023 në ora 18:36 pranuam një thirrje nga Qendra Kombëtare e Emergjencave/Tiranë, të cilët na njoftuan për një rast emergjent në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri. Bëhej fjalë për një çift turistësh Gjerman, të cilët ishin duke kaluar nga Gropat e Erenikut për në stanet e Dobërdolit, mirëpo për shkak të terrenit të mbuluar me borë dhe kushteve jo të favorshme atmosferike janë ndalur me panikë duke mos mundur të vazhdojnë më tej dhe kanë kontaktuar numrin emergjent 112 për ndihmë. Valët e telefonisë mobile janë kyqur me ato të Shqipërisë duke krijuar këtë zinxhir (efikas )të thirrjeve dhe organizimit të operacionit të shpëtimit malor. Kordinatat e dërguara rezultonin me vendin e quajtur qafa e Gusanit, e cila pozicionohet shumë afë majës së Gjeravicës”, thuhet në njoftim.

“Shumë shpejt bëhet koordinimi me anëtarët dhe Policinë e Kosovës dhe me një planifikim operacional nis operacioni i shpëtimit malor. Një ekip i ShKShMK së fillon çasjen në lokacionin e lartcekur nga krahu verior apo Bjeshkës së Vokshit, kurse ekipi tjetër nga Gropa e Erenikut – krahu juglindor, por me kordinim të plotë mes njëri tjetrit. Banorët lokal të zonës nga Juniku në mesin e tyre edhe bjeshkatarë, me të kuptuar rastin ishin nisur në ndihmë dhe kishin arritur tek turistët pak kohë para arritjes të shpëtuesve tanë. Turistët pas një operacioni të suksesshëm disa orësh janë evakuuar në Gropa të Erenikut pa ndonjë problem shëndetësor”, thuhet tutje.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka apeluar që shtegu që lidh majën e Gjeravicës dhe Dobërdolin momentalisht të kalohet vetem me pajisje të sigurisë dhe rekomandohet me udhëheqës malor, pasi pjesa e pjerrët mbi liqenin zemër është akoma e mbuluar me borë dhe kërkon pajisje për bjeshkatari në kushte dimërore.

“Andaj zgjedhni një shteg alternativ duke u konsultuar me banorët e zonës apo udhëheqësit malor që operojnë në këto zona. Gjithashtu para nisjes në çdo aktivitet të mirren informata të sakta për motin, dhe të përdoren pajisjet e orientimit si harta, GPS, etj”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit

Kufizime për kamionët në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Kosova News 08/06/2023 08/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Nafta lirohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e reja
09:54 -30/07/2026
VV-ja mban një konferencë shtypi para Prokurorisë Speciale, në Prishtinë
09:53 -30/07/2026
Basha jep detaje për investimin në rrugën Arllat – Malishevë
09:50 -30/07/2026
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit
09:17 -30/07/2026
Moti sot me diell dhe i nxehtë, temperaturat deri në 36°C
08:52 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?