KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës del me njoftimin e fundit për situatën në veri: Një nga sulmuesit është vrarë – Grupet kriminale ende po sulmojnë, policia po krijon perimetër të sigurisë
Siguri

Policia e Kosovës del me njoftimin e fundit për situatën në veri: Një nga sulmuesit është vrarë – Grupet kriminale ende po sulmojnë, policia po krijon perimetër të sigurisë

Kosova News
Kosova News 14:39 -24/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia ka njoftuar se një nga sulmuesit në Banjskë të Zveçanit është vrarë.

Me anë të një komunikate të lëshuar për media, Policia ka thënë se situata në veri të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar.

“Grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, sulmuesit profesionalë në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së.

Për shkaqe sigurie, Policia ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalime kufitare në veri – Jarinjë dhe Bërnjak.

NJoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

KOMUNIKATË PËR MEDIA –shtesë 1

Prishtinë, më 24 shtator 2023

Situata në Veri të vendit, konkretisht në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar, grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së.

Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë.

Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i Policisë së Kosovës me institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare po vazhdon, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve të vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë dhe njëherit fton ata që të dorëzohen para organeve të rendit.

Vrasja e policit dhe plagosja në veri, kryeministri Kurti thotë se sulmuesit janë ushtarakë (VIDEO)
Ministri Xhelal Sveçla: Grupet terroriste të dirigjuara nga Beogradi janë të rrethuara nga njësitet e Policisë së Kosovës – Koha e fundit që të dorëzohen
VIDEO-LIVE/ Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës: Personat e armatosur janë të rrethuar, kemi marrë masat e sigurisë (FOTO)
Reagimi i fundit nga KFOR-i: Jemi të gatshëm të përgjigjemi nëse ka nevojë

Gjithashtu lexoni:

Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan

Ndalonte automjete pa autorizim, arrestohet i dyshuari që i gjetën edhe armë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje

Specialja rrëzon mocionin në rastin për administrim të drejtësisë

Kosova News 24/09/2023 24/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga
21:36 -23/06/2025
Juventusi i ofron Manchester Unitedit dy lojtarë për Sanchon
21:30 -23/06/2025
Droni me energji diellore ka krahët e një Boeing 747 dhe mund të fluturojë për një muaj pa ndalur
21:07 -23/06/2025
Pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave
20:44 -23/06/2025
Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë
20:40 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?