Njësitet policore e kanë ndaluar shoferin, i cili në aksin rrugor Pejë- Prishtinë te vendi i quajtur Kijevë, në pjesën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 217 km/h.
Policia ka bërë të ditur se shoferit të automjetit i është shqiptuar gjoba prej 300 euro
Por, përveç gjobës, atij i është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku tre muaj, si dhe tri (3) pikë negative.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Gjobitet shoferi i cili jashtë zonës urbane ka drejtuar automjetin me shpejtësi dy fish më të lart se kufizimi i shpejtësisë për atë pjesë rruge
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë realizimit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Kijevë, me datën 09.08.2023, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet, ngasësi i së cilës në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 100km/h ka drejtuar mjetin me shpejtësi prej 217km/h.
Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre (3) muaj.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor dhe të jenë kontribuues në rritjen e sigurisë në rrugë.




