Policia e Kosovë ka bërë të ditur se është arrestuar gruaja, e cila dyshohet që mbrëmë të ketë sulmuar mjeken në QKMF-në e Suharekës.
Sipas Policisë, gruaja e cila kreu këtë sulm ndaj mjekës, e kishte dërguar nënën e saj për një vizitë mjekësore dhe e njëjta për shkak të mos marrëveshjeve me mjeken rreth terapie e kishte kapur atë për fyti duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
Tutje Policia e Kosovës, pas punës intensive ka arritur ta identifikojë të dyshuarën 23 vjeçare për sulm ndaj mjekes në QKMF-në e Suahrekës.
E dyshuara është ndaluar për 48 orë në stacionin policor.
“Arrestohet e dyshuara veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”
Prizren, 11 gusht 2023
Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:50, Policia në Suharekë ka pranuar një informatë se në QKMF-Suharekë, ka probleme me një pacient. Patrulla policore menjëherë ka shkuar në QKMF dhe ka kontaktuar me viktimën (mjeken), nga e cila është kuptuar se një zonjë e panjohur e kishte dërguar për kontrolle mjekësore nënën e saj por pasi që mjekja e kishte kontrolluar pacienten dhe i kishte caktuar terapinë, e dyshuara e panjohur, i kishte thënë mjekes se ti nuk bëre asgjë. Në këto rrethana mjekja se bashku me të dyshuarën dalin nga zyra për të shkuar tek zyra e infermierëve e për t’u konsultuar për terapinë e pacientes të cilën ia kishte shkruar , aty e dyshuara e kap mjeken për fyti dhe e shtyn duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Pas këtij veprimi e dyshuara largohet në drejtim të panjohur. Policia menjëherë ka fillua kërkimin e të dyshuarës.
Sektori i hetimeve i stacionit policor në Suharekë, sot më 11.08.2023, pas një pune intensive në terren kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarën me inicialet A. B., e datëlindjes 14.06.2000, femër/shqiptare/kosavere e cila është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar.
Pas intervistës është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë.”, thuhet në njoftim.