Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar për kontrabandim të mallrave nga veriu në jug të Mitrovicës.
Pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve preliminare, menjëherë kanë ndërmarrë veprime për ndalimin e automjetit të dyshuar, me ç’rast i njëjti është hasur nën drejtim të të dyshuarit mashkull kosovar (1993), ku gjatë kontrollimit të automjetit janë gjetur rreth 80 pako gaz për ngjyra pa dokumente përcjellëse.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për procedurat e mëtejme, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës.