KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia del me njoftimin e fundit – Konfirmon vrasjen e një prej të dyshuarve për grabitje dhe arrestimin e katër të tjerëve, një ende po kërkohet
Siguri

Policia del me njoftimin e fundit – Konfirmon vrasjen e një prej të dyshuarve për grabitje dhe arrestimin e katër të tjerëve, një ende po kërkohet

Kosova News
Kosova News 15:30 -30/11/2023
Shpërndaje
List of Images 1/5
1
2
3
4
5
Shpërndaje

Policia e Kosovës doli më informatat e fundit lidhur me rastin e grabitjes së armatosur të ndodhur me datën 22.11.2023 në Suharekë, ku të dyshuarit gjatë grabitjes kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

Në njoftim Policia e Kosovës thekson se në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Vazhdon ende aksioni i Policisë për kapjen e grabitësve – Pamje (FOTO) të fundit nga vendi i ngjarjes

Si rezultat i hetimeve të pandërprera fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar deri më sot, kur edhe është realizuar operacioni policor.

“Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Vlen të potencohet se nga Policia theksohet që personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, është thënë në njoftimin e lëshuar nga Policia.

Policia po vazhdon aksionin, i arreston edhe dy persona të dyshuar për përfshirje në grabitjen në Suharekë

Kujtojmë se katër ditë ditë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar personin e tretë, kurse para pesë ditësh dy të dyshuarit e parë për grabitjen në Suharekë, ku u plagos një polic dhe një tjetër mbeti i lënduar. Për arrestimin raportoi eksluzivisht KosovaNews.

EKSKLUZIVE: Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar të përfshirë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Gjithashtu lexoni:

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë

Kurti: Siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht në veri

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë

Kosova News 30/11/2023 30/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë
18:39 -08/06/2025
Kurti: Siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht në veri
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Spanja me rregulla të reja për turistët
18:05 -08/06/2025
Dy yje të Real Madridit rrezikojnë të humbasin vendin si titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos
17:32 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?