KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia arreston tre persona të dyshuar për trafik droge, si dhe konfiskon drogë në vlerë 40 mijë euro
Siguri

Policia arreston tre persona të dyshuar për trafik droge, si dhe konfiskon drogë në vlerë 40 mijë euro

Kosova News
Kosova News 09:43 -15/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rajonin e Prishtinës nën dyshim për trafik droge në një operacion të koduar “Kolonia”.

Sipas njoftimit të Policisë, pas hetimeve fillimisht rreth orës 17:30 në rrethrrotullimin në Fushë-Kosovë është ndaluar një person me inicialet D.E. me veturë me targa vendore. Pas kësaj, Policia ka shkuar në bastisje në banesën e tij dhe ka gjetur dëshmi apo prova materiale, paketime të marihuanës, kokainës, ekstazisë e peshore digjitale.

Pas kësaj, Policia ka bërë bastisje në banesën e të dyshuarit të dytë me inicialet Sh.O.. Tek ai ka gjetur marihuanë e 200 euro të gatshme.

Operacioni është finalizuar me arrestimin e të dyshuarit të tretë me iniciale B.I. dhe atij i konfiskuar një automjet me targa vendore me të cilën dyshohej se bënte transportimin e substancave narkotike.

Ndaj të treve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia ka thënë se është duke zhvilluar hetime të tjera në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë. “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vendin tonë dhe në veçanti masa të ashpra ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen ndaj personave të dyshuar të involvuar në abuzimin dhe shitblerjen e substancave të dyshuara narkotike-drogave në përgjithësi. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë informata relevante të bashkëpunojnë sa më shumë me Policinë e Kosovës në parandalimin e rasteve të tilla dhe bashkërisht të krijojmë një ambient më të sigurt për të gjithë, në veçanti për rininë tonë”, ka apeluar Policia në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Kosova News 15/09/2024 15/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?