Policia ka arrestuar një të kërkuar për keqpërdorim të pozitës i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim për 12 muaj.
I pandehuri u arrestua në orët e hershme të mëngjesit nga policët e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë të Jugut.
“Sot rreth orës 06:30 njësitë policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh për veprën penale ,Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, njoftoi PK.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.