Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë lokalizuar dhe kane arrestuar te dyshuarin S. B. (24-vjeçar).
Në njoftim bëhet e ditur se i njëjti ka qenë në kërkim policor për veprën penale “ Vjedhje e rëndë” dhe “ vjedhje e rëndë në bashkëkryerje” ndërsa arrestimi i tij është bërë në Prizren, në baze të URDHERARREST të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
“Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun Prishtinës në Hajvali , në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje për 1 ( Një) vit”, thuhet në njoftim.


