KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia arreston një të dyshuar, për sulmin ndaj gjinekologut në Prishtinë
Siguri

Policia arreston një të dyshuar, për sulmin ndaj gjinekologut në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 10:48 -28/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjinekologu Afrim Veliu, pak ditë më parë u sulmua fizikisht, pranë ordinancës së tij.

Katër ditë pasi u sulmua fizikisht dhe pësoi plagë trupore, në hyrje të ordinancës së Veliut u gjet një granatë dore, pa mekanizëm ndezës, raporton IndeksOnline.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës nisi hetimet intensive, që rezultuan me kapjen e një të dyshuari, në Fushë-Kosovë.
Policia bastisi një lokacion ku banonte me qira i dyshuari në fjalë, e ku u gjeten dhe u sekuestruan prova relevante me rastin.

I dyshuari, pas intervistimit, u dërgua në mbajtje për 48 orë. Mbi të u iniciuan rastet me veprat penale: “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

“Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të ngushtë me prokurorinë, me qëllim të identifikimit të personave tjerë të përfshirë dhe zbardhjes së plotë të rastit”, bën të ditur policia.

Ky është njoftimi i plotë:

Njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, dje ka realizuar me sukses arrestimin e një personi të dyshuar lidhur me dy raste të ndara që rrezikuan sigurinë publike në lagjen Ulpiana, Prishtinë.
Më 20.05.2025, një qytetar u sulmua fizikisht nga një person i panjohur përballë ordinancës së tij, duke pësuar lëndime të lehta trupore. Katër ditë më vonë, më 24.05.2025, në hyrje të së njëjtës ordinancë, u gjet një granatë dore F-1 pa mekanizëm ndezës, e cila u largua në mënyrë të sigurt nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplodues (NJTME).
Pas hetimeve të thelluara, dje në Fushë Kosovë është identifikuar dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit. Gjatë bastisjes në adresën ku qëndronte me qira, janë sekuestruar prova relevante.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, me qëllim të identifikimit të personave tjerë të përfshirë dhe zbardhjes së plotë të rastit.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe vigjilencën, dhe riafirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike.
Siguria juaj, misioni ynë!

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak të vitit në Evropë, “Defender Europe ‘25”

Ushtria Amerikane dhe FSK-ja forcojnë ndërveprimin e NATO-s

Gërmime në Burgun e Dubravës, dyshohet për mbetje mortore

Çeku: Kurrë nuk është investuar kaq shumë në infrastrukturën e futbollit

Policia arreston të kërkuarin për keqpërdorim të pozitës në Mitrovicë

Kosova News 28/05/2025 28/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
81%
2 km/h
Thu
15 °C
Fri
17 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C

Lajmet e Fundit

Rizvanolli: ZRrE raportoi se 6 furnizues të energjisë janë aktiv dhe 5 tashmë kanë dhënë oferta për biznese – numri i licencave për furnizim ka shkuar në 21
16:32 -29/05/2025
Në ballë të bllokadave kundër liberalizimit të tregut të energjisë vendosen kamionët e “Devolli Coorporation” (Video)
16:15 -29/05/2025
Osmani: Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak të vitit në Evropë, “Defender Europe ‘25”
15:53 -29/05/2025
Ushtria Amerikane dhe FSK-ja forcojnë ndërveprimin e NATO-s
15:46 -29/05/2025
Gërmime në Burgun e Dubravës, dyshohet për mbetje mortore
15:34 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?