Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person 47-vjeçar pas rrahjes së një pjesëtari të komunitetit rom me emrin Ali që trazoi opinionin publik në vend.
Vepra penale e të arrestuarit është cilësuar si “sulm”, derisa Policia ka njoftuar se ka siguruar edhe prova për rastin në fjalë.
I dyshuari është një 47-vjeçar me inicialet M.I.
Atij i është caktuar masa e ndalimit policor.


