Policia e Kosovës njofton se është arrestuar F.I (23-vjeçar), pasi të njëjtit gjatë kontrollit nga njësitet policore, iu gjetën 0.6 gram substancë e dyshuar narkotike.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë mbrëmjen e së hënës, në Mitrovicë.
“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 0.6 gram. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. I., 23 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore”, njofton Policia.


