KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia arreston dy persona në Klinë dhe një në Vushtrri për gjuajtje me armë në ahengje
Siguri

Policia arreston dy persona në Klinë dhe një në Vushtrri për gjuajtje me armë në ahengje

Kosova News
Kosova News 15:23 -23/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, dy në Klinë dhe një Vushtrri pasi të njëjtit kanë gjuajtur me armë zjarri në ahengje familjare.

Sipas Policisë, dy të dyshuarve në Klinë iu është  gjetur dhe konfiskuar në vendin e ngjarjes 47 gëzhoja, dy armë zjarri dhe dy karikator.

Ndërsa, të dyshuarit për gjuajtje me armë zjarri në Vushtri iu është konfiskuar një armë zjarri.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se të dyshuarit janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Arrestohen dy persona tё dyshuar pёr tё shtёna me armё nё njё aheng

Pejë, 23 gusht 2023

Me datё 20.08.2023, rreth orёs 01:00, Policia ёshtё njoftuar se nё fshatin Grabanicё-Klinё, nё njё aheng, ka tё shtёna me armё.

Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё arrestuar njё tё dyshuar.

Nё vendin e ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar:

• Njё (1) Armё (Pistoletё) Canik kal: 9x19mm

• Njё (1) karikator i sё njejtёs arme.

• Pesё (5) gёzhoja 9mm

• Dyzet e dy (42) gёzhoja kal:7.62mm.

Nё vazhdën e hetimeve tё kёtij rasti me datё 23.08.2023, rreth orёs 11:15, dyshuari i dytё, i cili dyshohet se ka shtёnё me armё, ka ardhur nё Stacionin Policor nё Klinё dhe ka dorёzuar armen:

• Njё (1) armё AK47

• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё.

Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit tё dyshuarit janё liruar nё procedurё tё rregullt, rasti cilësohet “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm” dhe “Shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm”,

“Konfiskohet një armë në një aheng familjar në Vushtrri

Vushtrri , 23 Gusht 2023

Gjatë orëve të mëngjesit, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në Rr.,,Viciana” në Vushtrri.

Njësitë policore janë angazhuar dhe kanë ndërmarrë veprime policore ku pas një kohe të shkurtër kanë arritur të identifikojnë vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat. Në këtë rast bëhej fjalë për një aheng familjar dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë (7) gëzhoja.  Policia ka konfiskuar një armë të llojit ,,Zoraki” e poashtu edhe gëzhojat e gjetura të cilat janë proceduar në cilësinë e provave materiale. 

I dyshuari M.O., 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor ku pas intervistimit  me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij  është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe ,,Përdorim i armës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 23/08/2023 23/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?