KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Po punohet intensivisht” – një javë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati
Siguri

“Po punohet intensivisht” – një javë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati

Kosova News
Kosova News 11:21 -17/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit, krimi mbetet ende i pazbuluar ndërsa qytetarët dhe familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Në këtë incident, babë e bir Selami dhe Edmond Hasani të njohur në qytet si argjendarë, humbën jetën në një kafene pranë objektit të komunës, ndërsa Abedin Hoxha që kishte mbetur i plagosur vdiq më vonë në spital si pasojë e plagëve.

Autorët e dyshuar, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull, ndodhen ende në arrati dhe të njëjtit janë shpallur në kërkim nga policia menjëherë pas rastit.

Lidhur me vendndodhjen e tyre policia ka thënë se ende nuk kanë diçka të re dhe se po punohet intensivisht për lokalizimin e tyre.

“Po punohet intensivishta lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, ka deklaruar për Telegrafin, togeri Ismet Hashani nga Policia rajonale e Gjilanit.

Lidhur me rastin e fundit qindra qytetarë protestuan të premten para objektit të gjykatës me pankarta që kërkonin drejtësi dhe zbardhje të rastit. Ndërkohë, zyrtarë të lartë politikë reaguan me shqetësim.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë në Gjilan, për të hetuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë ose shkelje të procedurës para apo pas ngjarjes.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autorët mbeten ende të lirë. 

Gjithashtu lexoni:

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Haxhiu sot mban konferencë për media

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Kosova News 17/08/2025 17/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Haxhiu sot mban konferencë për media
08:33 -24/07/2026
Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?