KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Plus Market” me minus produkte serbe hapet edhe në Fushë Kosovë
Ekonomi

“Plus Market” me minus produkte serbe hapet edhe në Fushë Kosovë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 20:51 -04/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Marketi i njohur nga Ferizaj  “Plus Market” i cili është bërë i famshëm dhe i pëlqyer nga konsumatori kosovar pasi që nuk mban asnjë lloj të produktit me origjinë nga Serbia tanimë ka hapur edhe pikën e dytë në Bresje të  Fushë Kosovës.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  znj.Rozeta Hajdari, deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe prodhues dhe afaristë vendorë.

Ceromonia e hapjes u mbajt pikërisht në ditën e përvjetorit të pavarësisë së ShBA-së si shenjë falënderimi dhe mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës.  Në këtë ceremoni morën pjesë edhe disa ushtarak nga ushtria Amerikane nga kampi “Bondstill”.

Në fjalën e rastit ministrja Hajdari tha se ndjehet e privilegjuar që merr pjesë në këtë ceremoni ku promovohen produktet vendore.

“Plus Market”, tashmë nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ka kohë që nëpërmes veprimtarisë së tij, flet më së miri. Megjithatë, dua të them se ai është shndërruar në një brend për t’u ndjekur edhe nga të tjerët, me punën, përkushtimin dhe modelin që aplikon. Ky market na jep një shembull të fortë se ne mund të jemi konkurrues në treg duke ruajtur identitetin dhe vlerat tona kombëtare” tha Hajdari

Ministrja Hajdari tha se janë të angazhuar maksimalisht si ministri por edhe e gjithë qeveria për përkrahjen prodhuesve dhe afaristëve vendorë ku puna e tyre e palodhur dhe vizioni i tyre kreativ, me patjetër që ka sjellë rezultatet që shohim sot.

“Si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, bashkë me gjithë qeverinë e Republikës dhe me stafin tim, angazhohemi që të ndihmojmë dhe inkurajojmë sektorin e industrisë sonë. Ne do të vijojmë të punojmë për të krijuar mjedis edhe më të favorshëm për bizneset, ku ato mund të zhvillohen dhe të krijojnë vende të reja pune e të rrisin mirëqenjën e tyre e shëndetin e buxhetit të vendit” tha ndër të tjera ministrja Hajdari.

Pronari i “Plus Market” Sylejman Neziri i falënderoj të gjithë të pranishmit dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve por edhe afaristëve që të konsumojnë dhe përdorin sa më shumë produkte vendore sepse kjo është e vetmja mënyrë për zhvillimin e  ekonomisë  së vendit.  

Gjithashtu lexoni:

Osmani sot nis vizitën zyrtare në Budapest të Hungarisë

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

Gavrilo Milosavleviq lirohet nga akuza për masakrën në burgun e Dubravës

TAGGED: Plus Market, Rozeta Hajdari
Jeton Sopa 04/07/2023 04/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës shpall konkurs pune
08:57 -17/06/2025
Osmani sot nis vizitën zyrtare në Budapest të Hungarisë
08:38 -17/06/2025
Mot sot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:04 -17/06/2025
Sot përpjekja e 32-të për konstituimin e Kuvendit
08:02 -17/06/2025
Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?