KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Plenkoviq: Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KE dhe BE
Politikë

Plenkoviq: Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KE dhe BE

Kosova News
Kosova News 13:28 -26/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka deklaruar se Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do t’i shfrytëzojë të gjitha përvojat dhe njohuritë për ta mbështetur drejt integrimit në BE.

Plenkoviq i bëri këto komente nëpërmjet një video-mesazhi në hapje të Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, i cili po mbahet në Prishtinë.

Ai tha se ky forum është mundësi e mirë për t’i përmirësuar raportet tregtare në mes dy vendeve.

“Jam shumë i kënaqur që më shumë se 50 sipërmarrës po marrin pjesë në këtë forum dhe është një mundësi e shkëlqyer për të themeluar kontaktet me biznesmenët për të bërë shkëmbimet tregtare dhe për të përmirësuar raportet tona ekonomike.

Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe jam i gëzuar që Kosova ka dorëzuar aplikacionin në Këshillin e Evropës dhe natyrisht ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha përvojat dhe njohurit për t’iu mbështetur për integrimet e ardhshme në Bashkimin Evropian“, tha ai.

Kurse, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se janë në rrugën e duhur për të forcuar lidhjet ekonomike Kosovë-Kroaci.

“Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Ka ardhur koha që të forcojmë edhe lidhjet tona ekonomike. Ndjehem i sigurt që mund ta bëjmë këtë. Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar, ndërkaq importet nga Kroacisë janë dyfishuar. Për momentin janë më shumë se 160 kompani kroate që po punojnë në Kosovë me rreth 650 punëtorë.

Jam i sigurt se këto shifra vetëm sa do të rriten në javët, muajt e vitet në vijim. Sot Kosova paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për investimet e huaja direkte si një destinacion serioz dhe i qëndrueshëm. Si shtet jemi dëshmuar se jemi ndër vendet më demokratike në rajon, jemi përmirësuar për 17 vende për lirinë e medias”, tha ai.

“Gjithashtu, jemi ndër vendet më të suksesshme në luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Për vitin e dytë me radhë Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor dhe e dyta në botë për nga përmirësimi në sundimin e ligjit. Kemi qëndrueshmëri në aspektin fiskal me një borxh publik për vetëm 23 për qind të bruto produktit vendor. Për ju është më rëndësi ta dini se barra e përgjithshme tatimore është ndër më konkurrueset në Evropë me normën tatimore korporatave vetëm 10 për qind e duke mos tatimuar edhe devidentët. Në vitin 2022 investimet e huaja direkte në vendin tonë janë rritur për 44 për qind, ndërsa eksportet janë rritur për 23 për qind e të hyrat tatimore janë rritur për 22 për qind”, tha ai.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ardhja e bizneseve të Kroacisë në këtë forum, konfirmon synimin për ngritjen tregtare në mes dy vendeve.

“Kjo konfirmon synimin për rritjen tonë tregtare dhe krijimin e partneritetit biznes-biznes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, pasi të dyja vendet kanë një potencial për më shumë shkëmbime tregtare dhe më shumë bashkëpunim ekonomik….unë sot iu dëshmoj shumë biznese që vinë nga Evropa për të eksploruar dhe mundësi të mira shohin në Kosovë dhe veç se janë zotuar në fushën e industrisë së metaleve, në fushën e industrisë së drurit, në fushën e industrisë së ushqimit dhe pijeve, në fushën e agro-industrisë, në fushën e auto-mobilistikës, veçse në këtë javë do të jetë biznesi i parë i regjistruar në Kosovë“, tha ajo, duke shtuar se gjatë viti të kaluar kanë punuar në politikat e mbështetjes së sektorit privat.

Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Kroacisë, Davor Filipoviq tha se këtë forum e sheh si mundësi e parë për përfitime të të dyja vendeve.

Edhe ministri Filipoviq tha se Kroacia mbështet aplikimin e Kosovës në BE, KiE por edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Ne mirëpresim aplikimin tuaj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, po ashtu mirëpresim edhe vendimin pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave në mes Kosovës dhe BE-së dhe në këtë hap të rëndësishëm për lëvizjen e lirë të Kosovës… kjo paqe jetëgjate mund të bëhet përmes një dialogu të mirëfilltë dhe ne besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vendi juaj dhe qytetarët tuaj kanë vuajtur shumë dhe gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë një të ardhme evropiane.. ..ne jemi të kënaqur që gjatë 10 muajve të vitit 2022, shifrat e tregtisë janë rritur duke arritur 105 milionë euro dhe importet 10 milionë euro. Kemi intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën dhe shohim mundësi të ndryshme në sektorin e energjisë, ndërtimin e rrugëve, ndërtimtari, pajisje ushtarake dhe pajisje të inteligjencës, bashkëpunimi hekurudhor “, tha ai.

Ai shtoi se kompania INA është e interesuar të investojë edhe në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 26/01/2023 26/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?