KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Plani i rritjes i BE-së synon integrimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Politikë

Plani i rritjes i BE-së synon integrimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kosova News
Kosova News 13:25 -29/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se për herë të parë të gjithë në Ballkanin Perëndimor pajtohen se Bashkimi Evropian nuk po e bënë vetëm punën e zakonshme, por po shkon një hap më tej për ta mbështetur rritjen ekonomike me një plan të ri të rritjes i cili, sipas tij, taktikisht është një nismë e konceptuar jashtë kornize.

Sipas tij, ky është rezultat i dialogut, i nxitjes nga ana e tyre për t’u dëgjuar, për t’u kuptuar sa u takon vështirësive, argumenteve dhe ideve.

“Falë këtij shkëmbimi të ndërsjellë pikëpamjesh kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm për të futur në procesin tradicional të integrimit diçka të re, që është mjaft konkrete dhe mund të na çojë në një nivel tjetër shumë të më shpejtë. Plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE. Është një instrument që do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit. Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Ne në Shqipëri por edhe vendet e rajonit kanë shumë njerëz që jetojnë jashtë dhe duke punuar jashtë ata vazhdojnë të ndihmojnë të afërmit e tyre, familjet në atdhe. Për çdo para që ata dërgojnë kostoja e transaksionit është gjashtë herë me e lartë krahasuar me koston me shteteve anëtare”, ka thënë ai.

Sipas tij, plani i rritjes do të lejojë që këtë kosto ta çojnë në të njëjtin nivel me shtetet anëtarë të BE-së.

“Do të kursejmë vetëm me këtë gjysmë miliardi euro, do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë dhe do të kursehen nga kostoja e bizneseve tona. Kjo është vetëm një prej këtyre gjërave dhe ka shumë të tjera në kuadër të këtij plani, i cili na jep mundësinë që të kemi kushte dhe procese që janë krejt të njëjta me ato të shteteve anëtare. Janë gjepura ato thashethemet për Ballkanin e Hapur.  Çështjet politike mes shteteve dhe nuk do të pranohen si arsye nga Bashkimi Evropian për të penguar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit e mallrave”, ka thënë ai.

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, ka thënë se plani i ri i rritjes nuk ka qenë vetëm ide e Komisionit Evropian apo Këshillit Evropian që ka vendosur të realizohet, por i gjithë rajonit.

“Ne tashmë po flasim dhe po themi se çfarë do të zbatojmë nga ky plan për këtë vit. Parlamenti dhe Këshilli po punojnë që të miratohet legjislacioni i duhur dhe ne po vijojmë diskutimet. Dita e sotme është inkurajim për të gjithë ne që të ecet në mënyrë të përshpejtuar. Evropa është shumë burokratike bëhet fjalë për plane, por këtë herë ne kemi mundësi që të tregojmë se cilat janë përfitimet direkte ekonomike kur një vend bëhet anëtar. Një element tjetër shumë i rëndësishëm është që rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejtë. E kuptojmë që pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka të bëjë edhe me konkurrencën në BE. Kjo konkurrencë është e fortë, krahasuar me partnerët e Ballkanit Perëndimor. Prandaj ne po ndajmë ndihma financiare që ta zbusim koston dhe për këtë arsye udhëheqësit e Këshillit të BE-së kanë vendosur që ne jemi të mendimit që 6 miliardë euro të ndahen për rajonin. Kjo është sasia e fondeve u jepet vendeve anëtare. Kështu deri në 2027 rajoni do të realizojë të njëjtin nivel ndihme”, ka thënë ai.

Sipas tij, një element që është marrë nga Ballkani i Hapur ka të bëjë me tregun e përbashkët rajonal.

“Kemi kaluar në një nivel më lartë, kjo do të thotë që në rast se dëshironi të trajtoheni si një shtet anëtar atëherë ju duhet të trajtoni edhe vendet e Ballkanit Perëndimor si shtete anëtare. Sipas përllogaritjeve tona modeste, ky plan së bashkë me Planin e investimeve ekonomike rajoni duhet ta dyfishojë ekonominë gjatë dy viteve të ardhshme”, ka shtuar ai.

Xhaferi: Plani i BE-së s’e përjashton asnjë vend të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën

Kryeministri i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se plani i BE-së për rritjen ekonomike të rajonit nuk e përjashton asnjërin vend të Ballkanit Perëndimor, ndërsa është pyetur nga mediat nëse përfiton edhe Kosova meqë gjendet nën masa të BE-së.

“Është projekti i planit për rritje dhe nuk është përjashtues për asnjërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vetë nocioni i Ballkanit Perëndimor përfshin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, kështu që nuk mund të ketë aspekte përjashtuese. Çështja është në vendosjen e komunikimit të duhur dhe plotësimit të aspekteve që nënkupton plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor. Esenca është që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos i bëhen pengesë njëra-tjetrës në veprimet paraprake që të integrohet Ballkani Perëndimor”, ka thënë ai gjatë Samitit rajonal për planin e BE-së për rritje në Ballkanin Perëndimor që është mbajtur në Tiranë.

I pyetur nëse mospajtimet politike mes Kosovës dhe Serbisë ndikojnë në integrimin dhe përfitimin nga ndihmat e BE-së, Xhaferi ka theksuar se mospajtimet politike pasojnë me pengesa.

“Sigurisht se mospajtimet politike rezultojnë edhe me pengesa të tjera. Ideja është që të lihen anash mospajtimet politike, aspekti i ekonomisë të çlirohet nga ndikime politike që të mund të jetë në dobi të qytetarëve”.

Ndërkaq, u pyet edhe nëse ka marrë ftesë për vizitë zyrtare në Kosovë dhe ka thënë se “nuk është çështje ftese, është çështje agjende që kemi. Dihet ne jemi në parazgjedhje…”.

Varhelyi: Plani i BE-së dyfishon ekonomitë e Ballkanit brenda 10 vjetëve

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, ka deklaruar gjatë Samitit mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Tiranë të enjten, se plani i rritjes ekonomike synon që të dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit në 10 vjetët e ardhshme.

Varhelyi apeloi ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor se nëse duan të përfitojnë nga ky plan do të duhet të aplikojnë dhe të pranojnë rregullat e Bashkimit Evropian.

“Jam vërtet i kënaqur që rikthehem në Tiranë dhe besoj se tashmë Tirana është kthyer në një pikëtakim për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë gjithë vendet e rajonit për t’u bërë anëtare të BE. Ne po arrijmë në përfundim të mandatit tonë dhe duam të lëmë diçka të prekshme për të gjithë rajonin. Plani i rritjes është ambicioz, kemi gjysmën e kohës për ta vënë në dispozicion, por kemi besim të plotë se ju do t’i merrni të mirat që parashikohen. Ky plan do të ndihmojë të dyfishojë ekonomitë e vendeve të BE-së në 10 vitet e ardhshme. Dyfishimi ekonomik do të thotë që disa vende që janë më pas do të arrijnë 60% të këtij zhvillimi me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë vërtetë me shpejtësi dhe të arrihen ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional dhe ky plan do të funksionojë nëse ju aplikoni dhe pranoni rregullat e Bashkimit Evropian. Dëshira ime e tretë është për partnerët e institucioneve financiare ne kërkojmë që përveç 30 miliardë eurove, ne kërkojmë që të na jepni dhe 6 miliardë që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore”, ka thënë Varhelyi.

Varhelyi: Plani për rritje mund të kontribuojë në dyfishimin e ekonomive të Ballkanit

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kosova News 29/02/2024 29/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?