Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur me armë zjarri të dielën në Pejë.
Policia rastin e ka cilësuar si vrasje në tentativë, derisa është bërë e ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


