Një person është plagosur në Skenderaj dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore ka folur zëdhënësi i këtij spitali, Shpend Fazliu, i cili tha se i plagosuri është 44 vjeç dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44-vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet radiologjike dhe trajtimi mjekësor”, deklaroi Fazliu.
Sipas tij, pacienti po mbahet nën kujdesin e mjekëve derisa po kryhen ekzaminimet e nevojshme dhe trajtimi përkatës mjekësor.


