Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, është plagosur me thikë mëngjesin e të premtes.
Lajmin e konfirmon kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili është edhe drejtues politik i PS për qarkun e Fierit.
Kokoneshi ndodhet në këto momente në spitalin e Lushnjës.
Sipas informacioneve paraprake, Kokoneshi është jashtë rrezikut për jetën.

Kokoneshi thuhet se pësoi pas një debati me shtetasin Ergest Xhelili nga i cili është goditur me thikë.
Veç kryebashkiakut, i plagosur ka mbetur edhe shoferi I tij, Gazmend Bullari.
Erges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.
Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.