KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pjeshkat toksike me nikel, ekspertët do të hetojnë nëse metali i rëndë ka si shkak ujin e Devollit dhe të Shkumbinit
Rajon

Pjeshkat toksike me nikel, ekspertët do të hetojnë nëse metali i rëndë ka si shkak ujin e Devollit dhe të Shkumbinit

Kosova News
Kosova News 16:19 -04/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pjeshka e Divjakës e kontaminuar me nikel është asgjësuar në Kroaci dhe nuk u kthye në vendin e origjinës.

Kështu njofton ministria e Bujqësisë në një komunikatë zyrtare datë 22 gusht.

“Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas. Sasia prej 5,562 kg pjeshkë u dërgua drejt Kroacisë, ku edhe u asgjësua”.

Përmbajtja e nikelit mbi normat e lejuara bëri që Kroacia të asgjësojë menjëherë pjeshkën, pasi ky metal i rëndë mund të shkaktojë sëmundje kancerogjene dhe të rrezikojë shëndetin e njeriut.

Ekspert i sigurisë ushqimore, Kapllan Sulaj thotë: “Nikeli është një metal shumë i rrezikshëm, nxit sëmundjet alergjike dhe bllokon aparatin e frymëmarrjes, madje është tepër kancerogjen, prandaj është në listën e metaleve më të rrezikshme.”

Edhe pse AKU thekson se ky produkt nuk ka hyrë në tregun vendas dhe nuk është konsumuar nga shqiptarët, ministria nuk ka sqaruar se si ky metal i rëndë arriti të gjendej në produkt. Ekspertët e sigurisë ushqimore tregojnë se pjeshka mund të jetë kontaminuar nga spërkatja me pesticide që përmbajnë metale të rënda.

“Pesticidet e reja kanë në përbërje të tyre metale të rënda, siç është nikeli. Ato mund të jenë spërkatur mbi bimë për të eliminuar insektet, sepse nikeli bllokon frymëmarrjen e gjallesave”, thotë Sulaj.

Por kjo nuk është rruga e vetme e mundshme, pasi tokat bujqësore të Divjakës ku është kultivuar pjeshka mund të jenë furnizuar me ujë nga lumenjtë që përmbajnë nikel.

Shpend Ahahini, ekspert i sigurisë ushqimore: “Pjeshka me nikel mund të ketë rezultuar nga vaditja e tokës me ujë nga lumenjtë Devoll ose Shkumbin, të cilët përmbajnë metale të rënda. Por para se të flasim, duhet të bëhen analiza.”

Sistemi i gjurmueshmërisë nuk duhet të garantojë vetëm lokacionin e produktit, por mbi të gjitha duhet të japë përgjigje përse ky metal u gjend në pjeshkë, nëse fajin e ka fermeri, toka apo uji./Top Channel

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 04/09/2025 04/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?