Startup-i amerikan, Slate Auto ka zbuluar “pickup” e parë. Bëhet fjalë për një “pickup” të vogël elektrik, i cili është financuar edhe nga themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos.
Një nga avantazhet kryesore të këtij mjeti është çmimi – në SHBA ai kushton më pak se 20 mijë dollarë, pasi llogariten subvencionet.
Kompania planifikon një gamë të gjerë të pajisjeve shtesë, që shkon deri në konvertimin e “pickup” në një SUV me pesë vende, me shtimin e një çatie në pjesën e pasme.
Brendësia e modelit Slate është bazike, pa ekran infotainment-i – dhe këtë rol pritet ta marrë telefoni i mençur, siç kemi parë tashmë edhe tek disa prodhues evropianë.
Në rrotat e pasme ndodhet një motor elektrik me 210 kuaj/fuqi. Paketa bazë e baterisë prej 52.7 kWh premton një autonomi prej 240 kilometrash, ndërsa paketa shtesë prej 84.3 kWh e rrit këtë distancë në 370 kilometra.
Slate deklaron se mjeti arrin shpejtësinë nga 0 në 60 km/h për 8 sekonda dhe shpejtësia maksimale është 145 km/h. Gjatësia e automjetit është 443 cm, çka e vendos atë në nivelin e klasës kompakte.
Slate planifikon ta shesë “pickup” drejtpërdrejt te konsumatorët, pa ndërmjetës, për të ulur kostot. Ky “pickup” duket si një ide interesante, veçanërisht për artizanët dhe profesionistët në qytetet e mëdha.