KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Petkoviq: Serbët në Kosovë s’duan targa të tjera
Siguri

Petkoviq: Serbët në Kosovë s’duan targa të tjera

Kosova News
Kosova News 13:58 -31/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se serbët në Kosovë, nuk duan targa të tjera përveç atyre që i kanë mbajtur deri më tani, e që janë ilegalisht të lëshuara nga autoritetet serbe në emër të qyteteve të Kosovës.

Në një intervistë për televizionin publik serb, të hënën, Petkoviq e ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për sanksione të shkallëzuara si të “paligjshëm” dhe “të dhunshëm”.

“Asgjë e mirë nuk vjen nga Prishtina për popullin serb. Kjo është në kontrast me të gjitha marrëveshjet me të cilat kemi rënë dakord në vitet 2011 dhe 2016”, tha Petkoviq.

Ai ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta kuptojë se serbët në Kosovë e ndiejnë veten si shtetas të Serbisë.

- Reklamë -

“Ata kanë targa të lëshuara nga Republika e Serbisë, nuk duan targa të tjera dhe prandaj Kurti, por edhe ata që mbështesin të ashtuquajturën Kosovë të pavarur, duhet ta kuptojnë se serbët në Kosovë ndihen si qytetarë të Republikës së Serbisë. Qëllimi i vërtetë i Albin Kurtit është dëbimi i popullit tonë”, theksoi më tej ai.

Ai shtoi se në takimin e fundit të mbajtur javën e kaluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë thënë se nuk do ta pranojnë një vendimin për konvertimin e targave në RKS dhe se do të luftojnë, por sipas tij, “me mjete paqësore dhe demokratike”.

“Ideja e Albin Kurtit është që të frikësohet populli serb, fillimisht me disa paralajmërime, e pastaj me gjoba. Nuk do të lejojmë kurrë të ndodhin një stuhi tjetër, do të kërkojmë zgjidhje, do të shkojmë drejt gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi, por këtu tani gjërat nuk varen nga ne”, ka thënë ai.

Pronarët e veturave me targa ilegale kanë afat edhe sot për t’i regjistruar ato në RKS për të shmangur qortimet dhe më pas gjobat.

Qeveria ka planifikuar që pas 21 prillit 2022, të mos ketë asnjë veturë me targa ilegale që i lëshon Serbia.

Në veri vlerësohet se janë rreth 9.000 vetura me targa ilegale

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Kosova News 31/10/2022 31/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?