KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Petkoviq: Ne i kemi kryer obligimet tona, kemi 10 vjet që e presim Asociacionin
Rajon

Petkoviq: Ne i kemi kryer obligimet tona, kemi 10 vjet që e presim Asociacionin

KosovaNewss
KosovaNewss 19:41 -09/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, ka theksuar se Serbia i ka përmbushur obligimet e saj dhe se ka 10 vite që është duke pritur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai thotë se është e qartë se Prishtina nuk dëshiron dialogun, paqen dhe marrëveshjen.

Petkoviq ka folur për takimin me përfaqësuesit e serbëve.

“Serbët nga Kosova folën para së gjithash për situatën në terren, me çfarë përballen çdo ditë. Ata folën për atë dhunë, politike dhe çdo dhunë tjetër që po ndodh ndaj serbëve nga ana e Prishtinës. Për incidentet, për sulmet, për arrestimet, për praninë ilegale të Policisë në veri të Kosovës”, thotë Petkoviq.

- Reklamë -

Më tutje Petkoviq ka folur për hapa konkretë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Kemi insistuar, si çdo herë që jemi në Bruksel, para së gjithash për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ju e dini se ky është obligimi i parë dhe themelor në dialog, është obligim i Prishtinës. BE, Prishtina dhe Beogradi nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit. Ne i kemi kryer të gjitha obligimet tona dhe tash kemi 10 vite që presim formimin e Asociacionit. E gjithë kjo që po ndodh në terren, çdo lloj dhune politike, institucionale dhe çdo lloj dhune tjetër që shkon nga Prishtina në drejtim të komuniteteve serbe, ndaj serbëve, e gjithë kjo nuk do të ekzistonte nëse do të kishim një komunitet të komunave serbe.

Ai ka folur edhe për takimin e zhvilluar së fundi me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kemi biseduar edhe për energjinë, për të zhdukurit, ka pasur një tekst të dakorduar të deklaratës për të pagjeturit, e cila duhet të miratohet zyrtarisht në një takim të nivelit të lartë”, thotë Petkoviq.

Por, Petkoviq nuk ka bërë të ditur se kur pritet të ndodhë takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë vetëm është shprehur se Serbia është e gatshme për negociata kurdo që do të mbahen ato.

Gjithashtu lexoni:

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic

Begaj pas takimit me Costan: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në BE sjellin më shumë siguri dhe stabilitet

Rasti i Zvërnecit, Rama: Mediat greke “u bënë njësh” me protestuesit

KosovaNewss 09/04/2023 09/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?