KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peter Pellegrini i fiton zgjedhjet presidenciale në Sllovaki
Botë

Peter Pellegrini i fiton zgjedhjet presidenciale në Sllovaki

Kosova News
Kosova News 13:42 -07/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist Robert Fico, e ka mposhtur një kandidat properëndimor për t’u zgjedhur president i ri i Sllovakisë, duke e pasuar Zuzana Captovan.

Pellegrini i fitoi 53 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të shtunën, duke e mposhtur ish-ministrin e Jashtëm, properëndimorin Ivan Korcok, i cili i fitoi rreth 47 për qind të votave.

“Mund t’ju premtoj se do të jem president i të gjithë qytetarëve sllovakë. Zotohem se do të jem gjithmonë në anën e Sllovakisë”, tha Pellegrini pas triumfit në zgjedhje.

Pellegrini u bë presidenti i gjashtë i Sllovakisë prej se ajo e fitoi pavarësinë pas rënies së Çekosllovakisë më 1993.

Caputova, një mbështetëse e madhe e shtetit fqinj Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus, nuk garoi fare për mandatin e dytë për presidente.

Triumfi i Pellegrinit nënkupton se tani kryeministri Fico me aleatë i kanë në dorë Parlamentin, Qeverinë dhe Presidencën e Sllovakisë.

Presidenti i kombit me 5.4 milionë banorë e zgjedh kryeministrin pas zgjedhjeve parlamentare dhe i emëron gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti mund ta përdorë edhe veton kundër ligjeve, megjithëse Parlamenti mund ta shfuqizojë veton me një shumicë të thjeshtë, si dhe mund t’i sfidojë ato në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka të drejtë edhe t’i falë të dënuarit me burg.

Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri, zotëron shumicën e pushtetit ekzekutiv.

Partia Smer e Ficos i fitoi zgjedhjet parlamentare shtatorin e kaluar falë një platforme proruse dhe antiamerikane.

Partia e Pellegrinit Hlas e zuri vendin e tretë dhe iu bashkua koalicionit qeverisës me Ficon dhe partinë ultranacionaliste, Partia Nacionale e Sllovakisë.

Kritikët druajnë se Sllovakia nën sundimin e Ficos do ta braktisë rrugën properëndimore dhe do ta ndjekë drejtimin e Hungarisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri populist Viktor Orban.

Qeveria e re menjëherë e ndali furnizimin me armë për Ukrainën. Mijëra njerëz kanë protestuar vazhdimisht nëpër rrugët e Sllovakisë së fundmi kundër politikave proruse të Ficos, përfshirë kundër planeve për ta ndryshuar Kodin Penal dhe për t’i marrë nën kontroll mediat publike.

Korcok ishte kritik i vendimeve të Qeverisë, për të cilat protestuesit druajnë se mund ta minojnë sundimin e ligjit, ndërsa Pellegrini e mbështeti Qeverinë e re dhe nuk i vuri në dyshim politikat e saj.

Korcok është ish-ambasador sllovak në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani, i cili shërbeu edhe si i dërguar i vendit në NATO dhe në Bashkim Evropian./ Radio Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 07/04/2024 07/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?