KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë shembujt – gjurmët e paraardhësve të lashtë që ekzistojnë ende sot në trupin e njeriut
Kuriozitete

Pesë shembujt – gjurmët e paraardhësve të lashtë që ekzistojnë ende sot në trupin e njeriut

Kosova News
Kosova News 10:55 -29/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shumica nga ne rikthehen në punë ose në shkollë pasi kalojnë kohë me të afërmit gjatë periudhës së verës. Ndonjëherë mund të pyesim veten, se si kemi lidhje me disa nga këta njerëz, me të cilët në dukje nuk kemi asgjë të përbashkët (sidomos me një të afërm veçanërisht të bezdisshëm).

Por në aspektin evolucionar, ne të gjithë ndajmë të njëjtë paraardhës, nëse kthehemi shumë pas në kohë. Kjo do të thotë se shumë tipare në trupin tonë shtrihen mijëra apo edhe miliona vjet në pemën tonë të madhe familjare të jetës. Ja cilët janë 5 shembuj të tipareve të lashta që njerëzit i kanë ende sot.

Ecja mbi 2 këmbë

Akti i ecjes së zakonshme me dy këmbë, i njohur si “bipedalizëm”, ishte një nga hapat më të mëdhenj të paraardhësve tanë. Gati çdo pjesë e skeletit tonë u prek nga kalimi nga ecja me 4 gjymtyrë tek ecja mbi 2 këmbë. Këto përshtatje përfshijnë shtrirjen dhe madhësinë e kockave të këmbës, kockave të ijeve, gjunjëve, këmbëve dhe kolonës vertebrale.

- Reklamë -

Më e rëndësishmja: ne e dimë nga kafkat fosile, se rritja e shpejtë e madhësisë së trurit tonë,ndodhi menjëherë pasi filluam të ecnim drejt mbi 2 këmbë. Kjo kërkonte ndryshime në legen,për t’i lejuar foshnjat me tru më të madh të futeshin në një kanal lindjeje të zgjeruar.

Legeni ynë i zgjeruar, është një tipar i përbashkët me disa specie të njerëzve të hershëm fosile, si dhe me të gjithë ata që jetojnë sot. Truri ynë i madh nxiti më pas zhvillimin e artit, kulture dhe gjuhës, koncepte të rëndësishme kur shqyrtojmë pyetjen se çfarë na bën njerëz.

Vrima në kokë

Përveç zgravrave ku ndodhen sytë, mund të habiteni kur të mësoni se në kafkën tuaj keni vrima të tjera të mëdha (të njohura si fenestrae). Ato ndodhen në secilën anë të kafkës së njeriut, duke na bashkuar me paraardhësit tanë të përbashkët nga mbi 300 milionë vjet më parë. Kafshët me vrima në kafkat e tyre njihen si sinapside, duke iu referuar harkut kockor që gjendet nën hapjen e kafkës pas secilit sy. Sot të gjithë gjitarët, përfshirë njerëzit, janë sinapside (jo zvarranikët dhe zogjtë).

10 gishtat në duar dhe 10 në këmbë

Modeli prej 5 gishtash në dorën ose këmbën e njeriut, i njohur si një “gjymtyrët pentadaktil”, gjendet tek shumica e amfibëve, zvarranikëve, zogjve dhe gjitarëve. Por peshqit nuk kanë gishta në dorë dhe këmbë. Ndaj kur u zhvilluan për herë të parë ato?

Një studim i kohëve të fundit nga unë dhe kolegët e mi, përshkroi të dhënat e gjetura të ruajtura brenda një peshku. Ne përdorëm metoda të fuqishme imazherike për të parë brenda një fosili 380 milionë-vjeçar të quajtur Elpistostege në Kebek, Kanada, për të zbuluar gishtat më të vjetër të peshkut! Dhe zbuluam se peshqit e parë që evoluuan me gishtat, i ruanin ende gjurmët e gjymtyrëve të dikurshëm rudimentarë.

Dhëmbët

Vitin e kaluar, një ekip paleontologësh analizoi dhëmbët e disa peshqve fosile nga shkëmbinjtë e moshës siluriane në provincën Guizhu, Kinë. Ai zbulim i jashtëzakonshëm e shtyu me 14 milionë moshën minimale të dhëmbëve. Kjo do të thotë se dhëmbët tanë janë mbi 439 milionë vite të vjetër.

Peshku i vogël, një vertebror me nofulla shumë të hershme, u quajt Qianodus duplicis dhe njihet vetëm nga dhëmbët e tij të specializuar të izoluar. Megjithatë, ato kanë një sërë veçorish që gjenden te vertebrorët e tjerë me nofulla moderne, të cilat nxjerrin në pah rëndësinë e tyre për të kuptuar evolucionin e dhëmbëve tanë

Rritja e një shtylle kurrizore

Të “rrisësh një shtyllë kurrizore” do të thotë të bëhesh i guximshëm dhe i sigurt. Kafshët e para që bënë pikërisht këtë, duhet të kenë qenë me siguri të guximshme për të dalë në detet e lashta e të rrezikshme 500 milionë vjet më parë.

Së pari, këto kafshë të ngjashme me krimbat evoluan në një “notokord” një shufër e ndërtuar me kërc që shtrihet përgjatë pjesës së pasme të trupit. Kjo mundësoi lidhjen e blloqeve të muskujve të segmentuar dhe një bisht të gjatë që shtrihej përtej anusit.

Të gjitha kafshët me një notokord quhen specie kurrizore, dhe përfshijnë gjithçka, nga shiritat e detit deri te pulëbardhat e detit, duke përfshirë në total më shumë se 65.000 specie të gjalla. Një shtyllë kurrizore, është e ndërtuar nga kocka individuale të segmentuara (rruaza) të cilat përshtaten së bashku në një model specifik të ndërlidhur.

Ne kemi zbuluar disa fosile, të cilat përfaqësojnë shembujt më të hershëm të njohur të vertebrorëve, si Metaspriggina e njohur nga Kanadaja, ose Haikouichthys nga Kina në shkëmbinj më shumë se 500 milionë vjet të vjetër./Marrë nga Science Alert

Gjithashtu lexoni:

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Astronautët e Artemis II kapin moment historik – Toka rishfaqet pas Hënës

“Artemis II”, pasdite mbërrin në Hënë/ Misioni kalon në anën e errët të satelitit, ndërpritet komunikimi me Tokën

Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje

Kosova News 29/01/2023 29/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit
10:54 -05/06/2026
Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj
10:36 -05/06/2026
Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe në Serbi: Pashë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve
10:29 -05/06/2026
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ-ja mban mbledhje
09:55 -05/06/2026
Çmimi i naftës për sot
09:43 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?