Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitija sot kanë vizituar Klinikën Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, klinikë kjo e radhës e rinovuar dhe transformuar tërësisht.
Klinika e Kardiokirurgjisë tashmë është e paisur me teknologjinë mjekësore më moderne, Kurti tha se krahas renovimit të tërësishëm, janë shtuar edhe shtretërit dhe hapësira brenda kësaj klinike.
Kryeministri Kurti tha se ky vit, do të jetë vit i transformimit të shëndetësisë publike.
“Pas Klinikës së Urologjisë, radha i erdhi Klinikës së Kardiokirurgjisë.
Me investimet e bëra, që i përuruam sot, ka 9 shtretër më shumë, dhoma të kujdesit intensiv dhe salla operative sipas standardeve më të larta, filtra për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, banjo e nyje sanitare moderne, hapësira të ripërtërira e të riorganizuara të sportelit dhe të pritjes, si dhe hapësirë të re për depo të barnave, arkiva dhe zyre për stafin shëndetësor. Ajo tash është në mesin e Klinikave më të bukura të ShSKUK-së, Ky vit, është vit i transformimit të shëndetësisë publike” ka shkruar kurti në Facebook