KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet çerdhja në Milloshevë të Obiliqit, Nagavci: Uroj fëmijët që të kalojnë ditë të bukura në këtë objekt modern
Arsim

Përurohet çerdhja në Milloshevë të Obiliqit, Nagavci: Uroj fëmijët që të kalojnë ditë të bukura në këtë objekt modern

Kosova News
Kosova News 18:28 -10/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Halil Thaçi,  kanë përuruar sot çerdhen në Milloshevë, investim i Ministrisë së Arsimit.

Ministrja, Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, gurëthemeli i këtij objekti është vendosur para një viti, ndërsa tash kur punimet janë realizuar në kohë rekord, po vazhdon inventarizimi, i cili pritet që të përfundojë gjatë javës së ardhshme.

Ministrja Nagavci ka falënderuar kryetarin Gashi për bashkëpunimin sa i përket sigurimit të lokacionit, duke shprehur besimin se, edhe ndërtimi i një çerdheje tjetër në Obiliq, që po ashtu është investim i Ministrisë së Arsimit, do të shkojë mirë dhe do të përfundojë në kohë.

Ministrja Nagavci ka uruar fëmijët që të kalojnë ditë të bukura në këtë objekt modern, i cili i ka munguar kësaj ane dhe ka kapacitet që të akomodojë 80 fëmijë.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se, është përmbyllur procesi i rekrutimit të stafit profesional dhe do të vazhdojë të plotësohet me staf mbështetës, në mënyrë që qytetarët ta gëzojnë këtë çerdhe, i cili ka qenë kërkesë e katmotshme e komunës.

Ndryshe, kostoja e përgjithshme e kësaj çerdhe është 569,569.56 euro, për një sipërfaqe prej 886.36 metra katrorë, ndërsa në komunën e Obiliqit gjatë këtij mandati janë investuar në total 1,597,516.91 euro.

Gjithashtu lexoni:

Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës, katër persona të lënduar

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura

Kosova News 10/01/2025 10/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?