Më 14 shkurt një veturë goditi aksidentalisht një 19-vjeçar në Arllat. Viktima nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa i dyshuari u arrestua nga Policia e Kosovës.
I dyshuari e ka konfirmuar edhe vet përmes një postimi në Facebook. Xhemail Kelmendi i shprehi ngushëllime familjarëve dhe tha se ndihet i shokuar pas rastit.
Tutje, Kelmendi njoftoi se do të qëndrojë larg rrjeteve sociale deri në një vendim të gjykatës.



