Kujdesuari i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku. ka thënë, sot se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në Lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Çitaku ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas mjekut kujdestar, atij i janë pastruar katër plagë që ka marr nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.
Si dihet një burrë ka mbetu i plagosur mbrëmë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se të dyshuar janë dy persona, derisa të njëjtin janë ende në arrati,
Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës.


