KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Personat me aftësi të kufizuara po detyrohen të dalin para komisioneve, kritika nga familjarët
Shëndetësi

Personat me aftësi të kufizuara po detyrohen të dalin para komisioneve, kritika nga familjarët

Kosova News
Kosova News 22:25 -20/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ankesa për trajtimin nga institucionet të 26-vjeçares, Arbëresha Haziraj, që vuan nga epilepsia e hemiparesa, shkaku i së cilës e ka të palëvizshme njërën pjesë të trupit, ka drejtuar familja e saj.

Babai i saj tregon se në ditën kur i është dashur të shkojnë para komisionit të Ministrisë, për të aplikuar për asistencë prej 375 eurosh, ata u detyruan të presin, edhe pse Arbëresha, sipas tyre, përballej me sulme epileptike.

“Kur kemi ardhur prej 12 e 30 e kemi pasur terminin, kemi ardhur, jemi lajmëruar se e kemi pasur (v.j vajzën) nën ndikim të sulmit epileptik, kemi pritur afro 40 minuta. U thashë të vijnë ta verifikojnë, punëtorja e qendrës sociale nuk u gjet aq shumë, me fjalë nuk u gjet mirë, pastaj e shoqja shkoi i tha se ‘gazetarët i kemi lajmëruar’, tha s’kemi çfarë t’u bëjmë, me sulm epileptik, ama 40 minuta kemi pritur”, ka thënë Muhamet Haziraj.

Ai thotë se është e paarsyeshme që një komisioni i përbërë prej njerëzve të lëvizshëm, t’i detyrojë personat që kanë vështirësi shëndetësore e që nuk mund të ecin, të dalin para tij. Ka edhe një rekomandim në këtë drejtim.

“Për ne si prindër është maltretim i madh, sepse për rastet specifike duhet të formohet një komision ‘ad-hoc’ që i verifikon nëpër shtëpitë ku jetojnë, sepse është e pamundshme ta sjellim një fëmijë në gjendje të gati-gati vdekjes klinike, kur e rrok epilepsia… Në qoftë se nuk mund të arrijmë, dhe nëse s’e kemi vajzën në gjendje për ta vendosur në karrocë, atëherë kalojnë terminët, kështu që po zvarriten”, ka shtuar ai.

Ankesa Haziraj ka edhe për sjelljen e mjekëve në Neurologji, derisa institucionet i akuzon se po synojnë t’i tkurrin listat e përfituesve të skemave të personave me aftësi të kufizuara.

“Thanë se vajza ka vetëm epilepsi, e vajza ka hemiparesë. Dokumentet që i kemi dërguar në QKUK në Neurologji me dokumentacion të plotë e kanë marrë dhe e kanë parë që ka mashtrime dhe ka manipulime që t’i heqin kategori nga skema sociale, kjo a është e dirigjuar nga Qeveria apo i bëjnë kokë në vete ne nuk e dimë”, ka akuzuar ai.

Akuzat lidhur me këto pretendime i ka mohuar drejtori i Neurologjisë në QKUK, Edmond Komoni.

“Çdo rast pas shqyrtimit e merr një raport të shkruar dhe të nënshkruar nga anëtarët e Komisionit. Por duhet ta kemi të qartë se çdokush që hyn në komision nuk i plotëson kriteret e specifikuara të Ligjit. Komisioni nuk ka mundësi t’i zbusë diagnozat, sepse ato janë dokumente zyrtare të shkruara dhe të nënshkruara dhe nuk mund të ndryshohen, sepse më tutje kalojnë nëpër komisione të Ministrisë së Mirëqenies si dhe nëpër gjykata. Me vite funksionon Komisioni për Paraplegjikë ku çdo të enjte kryhen 15-20 raste, që d.m.th janë proceduar me mijëra lëndë deri tani pothuaj pa ankesa evidente”, ka thënë Komoni

Megjithatë, ai e ka pranuar se krijohen tollovi.

“Por ajo çka na bën të pakënaqur është se nganjëherë na krijohet tollovi në korridore ku qëndrojnë personat me aftësi të kufizuara dhe shumë familjarë të tyre mund të presin më gjatë deri sa t’u vijë rendi, ka zhurma e të cilat mundohemi t’i evitojmë me terminë më të saktë. Kurse pjesa profesionale dhe kriteret se kujt i takon pensioni është e specifikuar me ligj dhe çdokush mund t’u drejtohet me ankesë organeve përkatëse”, ka shtuar tutje ai.

Në “Handikos” nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me këtë rast specifik, pasi kanë thënë se ankesat e tyre ua kanë bërë të ditura mediave e institucioneve.

Në intervistën për emisionin “60 minuta” këtë javë, drejtori i kësaj organizate, Afrim Maliqi, e ka quajtur keqtrajtim detyrimin e personave me aftësi të kufizuara që të dalin para komisionit për të riaplikuar. Ky veprim, sipas tij, s’është i bazuar në ligj, por në rregullore të komisionit dhe prek jo vetëm familjet si ajo e Arbreshës, por edhe tetraplegjikët, paraplegjikët, të verbrit dhe personat e tjerë me aftësi të kufizuara.

Organizatat për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara sivjet i kanë shtuar ankesat e tyre për refuzim të padrejtë të shumës prej 225 eurosh për kujdestar personal dhe material për parandalim të plagëve.

Siç ka raportuar KOHA, sipas ministrisë, 547 persona janë larguar prej kategorisë së parë që e përfitojnë këtë shumë.

Shqetësimin për këtë, “Handikosi” ua ka përmendur Qeverisë, Presidencës e edhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, kur pranuan një donacion izraelit me karroca.

Në MFPT nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS lidhur me shqetësimet që i ka ngritur familja Haziraj.

Gjithashtu lexoni:

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Kosova News 20/08/2022 20/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Vdekje e dyshimtë në Skënderaj
11:14 -13/06/2025
Rritet çmimi i naftës pas sulmit të Izraelit në Iran
10:56 -13/06/2025
Rifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën
10:14 -13/06/2025
Japin dëshmi dy zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin “Banjska”
10:08 -13/06/2025
Detaje të reja për krimin në Austri! Vrasësi i nëntë nxënësve e një mësuesi kishte bërë planin djallëzor, ç’thonë hetuesit?
09:53 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?