KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përsëri dallavere  në konkursin për edukatore në Vushtri, punësohen persona të njejtë edhe pse gjykata dhe auditori kishin konstatuar shkelje të rënda
Arsim

Përsëri dallavere  në konkursin për edukatore në Vushtri, punësohen persona të njejtë edhe pse gjykata dhe auditori kishin konstatuar shkelje të rënda

Kosova News
Kosova News 18:34 -09/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në gushtin e vitit të kaluar Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtri kishte marrë vendim që të anuloi rezultatet e konkursit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrisë për pozitën ‘Edukatore për parashkollor për fëmijë 3-6 vjeç në Institucionin Parashkollor “Foleja”, në Vushtrri, i cili ishte rishpallur nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë më 20.01.2023.

Kjo pas padisë që e kishte bërë njëra nga kandidatet që kishte aplikuar në këtë konkurs znj.Arta Kovaçi nga Vushtria.  Me këtë rast gjykata kishte konstatuar shkelje të rënda dhe parregullsi në konkursin për edukatore.

Në vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës – Dega në Vushtrri, thuhet se gjetjet e gjykatës janë bazuar edhe në Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Vushtrrisë për vitin 2023, ku sipas këtyre gjetjeve përgjigjet teorike të kanidates ishin identike më përgjigjet në shabllonin e testit me shkrim që e kishte përgatitur komisioni për pranim. “Dhe kjo lë të kuptojë që përgjigjet e testit me shkrim janë kopjuar”- shkruhet në vendimin e gjykatës.

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Vushtrisë ishte detyruar edhe një herë  të rishpall konkursin për edukatore për herë të tretë  me datë 5 nëntor të vitit të kaluar ndërsa dje u publikuan rezultatet e këtij konkursi.

Megjithatë  rezultatet e konkursit të rishpallur janë 100 % të njejta me ato që ishin herën e kaluar, lista e personave të pranuar është   identike me të kaluarit.

  • Lista e personave të pranuar në konkursin e rishpallur është përsëri identik me të kaluarin  

Edukatore Arta Kovaçi që kishte paditur komunën për konkursin e mëparshëm deklaron se procesi ka qenë i përsëritur me shkelje të njëjta dhe sot ka bërë ankesë në komunë dhe pastaj përsëri do t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar drejtësi, ajo akuzon Kryetarin e Komunës Ferit Idrizi  për padrejtësinë dhe diferencimin që po ju bënë  qytetarëve në të drejtën e punësimit.

“Është e turpshme të shohim nivelin e dobët të qeverisjes në komunën tonë! Vushtrria kurrë më parë nuk ka pasur një kryetar më të dobëtFerit Idrizi. Ky kryetar jo vetëm që ka dështuar të ofrojë vizion dhe zgjidhje për qytetarët, por duket qartë se drejtësia dhe transparenca nuk janë në interesin e tij.

Sot kanë dalë rezultatet përfundimtare të konkursit që e kisha dërguar në Gjykatë, e cila më parë e kishte anuluar për shkak të shkeljeve flagrante dhe të tmerrshme” ka shkruar Kovaçi në reagimin e saj në facebook.

Arta Kovaçi gjithashtu akuzon edhe një asambliste të Lëvizjes Vetëvendsoje për bashkëpunim me  Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë proces të padrejtë.

“Ajo që më shqetëson më shumë është se në të gjitha konkurset ku janë publikuar rezultatet përfundimtare, në listë vazhdimisht figuron një asambliste e Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Vushtrri. Askush nuk ka ndërmarrë asnjë hap kundër saj, dhe kjo është alarmuese. Një tjetër shqetësim është heshtja e Lidhja Demokratike të Kosovës, e cila, edhe pse është në opozitë, nuk e ngritzërin për këtë çështje. Pavarësisht këtyre, unë jam e vendosur ta ndjek këtë rast deri në fund, derisa konkursi të anulohet përsëri” ka shkruar Kovaçi

Arta Kovaçi ka ftuar të gjithë aplikantët në  këtë konkurs por edhe qytetarët të reagojnë për shkeljet flagrante që po iu bëhen të drejtave të tyre nga udhëheqësit e Komunës së Vushtrisë.

“Këto lista dëshmojnë qartë që shkeljet janë flagrante dhe procesi është zhvilluar në mënyrë të pandershme, pavarësisht pretendimeve për të kundërtën. Ky veprim është tregues i një mungese totale të transparencës dhe drejtësisë në qeverisjen lokale.Rezultatet janë dëshpëruese, sidomos kur shohim që edhe pas ndërhyrjes së Gjykatës, janë ndjekur të njëjtat praktika të padrejta, duke shpërfillur vullnetin për të zbatuar ligjin. Ky është një rast i papranueshëm që kërkon reagim të menjëhershëm nga të gjitha institucionet dhe partitë politike”

Më poshte statusi i plotë i znj.Kovaçi.

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër

Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi

PDK i bën thirrje Kurtit të zhbllokojë situatën

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Kosova News 09/01/2025 09/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?