Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi dhe ajo e Vetëvendosjes (VV), Arjeta Fejza janë përplasur në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku po diskutohej për peticionin e nënshkruar tё punëtorëve tё RTK-sё për dorëheqjen e kryetarit tё Bordit tё RTK-sё.
Përplasja ka ardhur pasi Bytyqi ka marrë fjalën dhe ka parashtruar pyetje jashtë temës që ishte duke u diskutuar në këtë Komision.
Për këtë iu është tërhequr vërejtja nga deputetja e VV-së, Arjeta Fejza. Pastaj deputetja Byqyqi i tha deputetes Fejza që të “mbyllë gojën.
“Oj t’i a po shun more”, tha Bytyqi.
Deputetja Fejza, tha se është e pa pranueshme që në Komision që është duke u diskutuar në lidhje me gjuhën të përdoren këso fjalë.
“E para a po shun mori e këto komente skandaloze i kthen në debat për gjuhen e cila është tema që na ka mbledhur sot”, tha Fejza.
Pas këtij diskutimi pati përplasje edhe ndërmjet deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe deputetes, Fejza, pasi ajo e quajti atë militante të VV-së./eo

