Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku po shqyrtohet projekt-buxheti, i ka reaguar deputetit të PDK-së Abelard Tahirit pasi ky i fundit e akuzoi për vjedhjen e buxhetit të shtetit.
Hajdari iu kundërpërgjigjë si shpifje të deputetit Tahiri.
“I nderuar deputet juve duhet me ju ardh turp, turp, turp për shpifjet që po i boni.
-Gjejeni evidencën e plotë kur une diqka kam vjedhë diqka
-I pandershëm
-Ju keni vendos ligjin për masat e paërkoshme për produktet bazë në Gjykatën Kushtëtuese
-Turpi duhet të ju mbulojë”, ka thënë ministrja.