KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përplasja e deputeteve – Kush i ka meritat e Liberalizimit të Vizave?
Politikë

Përplasja e deputeteve – Kush i ka meritat e Liberalizimit të Vizave?

Kosova News
Kosova News 10:25 -29/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron si meritë të kësaj Qeverie dhe aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ndërkohë, të kundërtën e thonë dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas PDK-së e LDK-së, me fajin e mazhorancës ka humbur momentumi që Kosova ta fitojë liberalizimin qysh në vitin 2016, pasi kjo parti sa ishte në opozitë e kundërshtonte demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci konsideron se Kosova ka më shumë stabilitet se çdo vend tjetër i rajonit. Ajo thotë se heqja e regjimit të vizave ka ardhur si rezultat i përmirësimit në raport me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Mund të them se aktualisht përqendrimi dhe fokusi në këtë demokracinë tonë të re po e përcjell edhe elementet tjera që flasin për forcimin e demokracisë si demokracia më e fortë në gjithë rajonin, duke e marrë për bazë edhe çështjen e qëndrueshmërisë financiare dhe performancës ekonomike të cilat japin një stabilitet më të lartë se sa pjesa tjetër e rajonit, përmirësimi në raport me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, janë sinjale shumë pozitive të cilat janë mirëpritur edhe nga ana e eurodeputetëve, besoj që tani janë përcjellë edhe tutje në mekanizmat të cilët janë në kuadër të BE-së, andaj këtu shohim edhe suksese të cilat përfshijnë edhe liberalizimin e vizave edhe hapin e parë karshi Këshillit të Evropës, i cili në pilar ka çështjen e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit si dhe demokracisë”, thotë Statovci.

Por të kundërtën e thotë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra. Hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës, Deliu-Kodra e quan lajm të mirë, por që kërkon më shumë punë drejt anëtarësimit në KiE.

“Natyrisht që aplikimi për Këshill të Evropës dhe fakti që Kosova e ka kaluar një raund të parë, është lajm i mirë për Kosovën dhe natyrisht duhet t’i gëzohemi të gjithë edhe pse është vetëm fillimi i një angazhimi. Ju e keni parë edhe angazhimin e shteteve dhe na mbetet ende punë për të bërë që ne ta mbërrijmë anëtarësimin në këtë mekanizëm të rëndësishëm”, u shpreh Deliu-Kodra, teksa fajëson VV-në për vonesat në liberalizimin e vizave.

“Ndërkohë për çështjen e vizave, unë konsideroj që ka qenë një padrejtësi e madhe që iu është bërë Kosovës. Ne në vitin 2016 i kemi përmbushur të gjitha kriteret. Nuk është çështje e meritave, sa që është e dhimbshme që qytetarët e Kosovës për kaq vite kanë jetuar të izoluar nga një e drejtë e cila padrejtësisht iu është mohuar Kosovës. Në vitin 2016. vendimi ka qenë politik, arsyetimi i BE-së ka qenë që është marrë nga Këshilli i Ministrave, dhe natyrisht që zhvillimi i rrethanave të reja, fakti që ne për tri vite e kemi humbur një momentum që e kemi prolonguar demarkimin e kufirit me Malin e Zi, dhe për këtë ka një përgjegjësi por po e them se nuk mund të bëhet fjalë për merita sepse padrejtësisht janë privuar nga një e drejtë qytetarët e Kosovës”, thotë Deliu-Kodra.

Ndërsa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, vonesat për liberalizimin e vizave për kosovarët ka ardhur si pasojë e kundërshtive të Demarkacionit me Malin e Zi.

Thotë se Vetëvendosja e ka shtyrë edhe më shumë procesin e liberalizimit.

“Jo aspak nuk ka merita e sidomos sa i përket liberalizimit të vizave, sepse në vitin 2015-16, Kosova ka qenë në pak me Gjeorgjinë dhe Ukrainën në çështjen e liberalizimit të vizave, ndërsa në atë kohë ka qenë marrëveshja e Demarkacionit ku kjo parti sa ka qenë në opozitë ka bërë protesta të dhunshme, gjithashtu në Kuvend ka hedhur gaz lotsjellës kundër kësaj marrëveshje. Pra kjo (VV) vetëm e ka shtyrë procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo tani ka ardhë një momentum tjetër duke e ditur luftën në Ukrainë dhe pak a shumë edhe marrëveshja e cila është dakorduar në Ohër, pra këto dy procese siç duke kanë lidhje me marrëveshjen”, thotë Krasniqi./eo/

Gjithashtu lexoni:

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji

Kosova News 29/04/2023 29/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?