KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përndiqen serbët që s’i binden Listës Serbe
Lajme

Përndiqen serbët që s’i binden Listës Serbe

KosovaNewss
KosovaNewss 19:19 -20/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet e Serbisë kanë ashpërsuar veprimet ndaj serbëve të cilët nuk po i bindën Listës Serbe për t’i bojkotuar zgjedhjet lokale të së dielës. Këtë javë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, policia e Serbisë arrestoi Dragan Nikoliqin dhe Dushan Tomoviqin, me akuzën se janë pjesë e një grupi kriminal. Por avokati i Nikoliqit, me të cilin ka biseduar KOHA, thotë se akuza i është veshur, pasi bashkëshortja e klientit të tij kandidon për Kuvendin Komunal në Leposaviq. Pavarësisht presionit, ai thotë se Ivana Nikoliq nuk do të tërhiqet nga gara

Beogradi zyrtar ka intensifikuar përndjekjen e serbëve të Kosovës të cilët nuk iu binden urdhrave të Listës Serbe. Këtë javë ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dragan Nikoliq, dhe Dushan Tomoviq nga Zubin-Potoku, u arrestuan nga policia e Serbisë dhe po mbahen në paraburgim. Avokati i Nikoliqit, Ivan Niniq, ka thënë se klienti i tij akuzohet se bashkë me katër serbë të tjerë janë duke punuar për ta shkatërruar rendin kushtetues dhe sigurinë e Serbisë.

Ai ka thënë se rasti po tentohet të montohet me dëshmitarë nga veriu që janë mbështetës të Listës Serbe dhe anëtarë të partisë së Aleksandër Vuçiqit.

“Draganit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai ndodhet në Beograd, në Burgun Qendror dhe me rastin është duke u marrë Prokuroria e Lartë në Beograd. Presim që në ditët në vijim të dëgjohen dëshmitarët e Prokurorisë. Ata duhet të vijnë nga veriu i Kosovës në Beograd për t’i dhënë deklaratat. Prokurori ka propozuar 9 dëshmitarë dhe ata janë mbështetës të Listës Serbe dhe anëtarë të Partisë Përparimtare Serbe, dhe disa dëshmitarë që janë të punësuar si zyrtarë në Komunën e Leposaviqit. Nuk kemi parë asnjë provë nga Prokuroria dhe policia serbe. Akuzat janë shumë të rënda dhe Dragani rrezikon të dënohet me 10 vjet burgim për shkak të krimit për të cilin akuzohet”, ka deklaruar Niniq.

Ai ka shtuar se arrestimi i Dragan Nikoliqit është hakmarrje nga Beogradi, pasi bashkëshortja e tij, Ivana, garon për këshilltare në Leposaviq si pjesë e Partisë së Serbëve të Kosovës.

“Pavarësisht se ndodhet në burg, Dragani dhe bashkëshortja e tij, Ivana, kanë vendosur që të mos e tërheqin kandidaturën para Partisë së Serbëve të Kosovës në Leposaviq dhe ajo kështu të marrë pjesë në zgjedhje. Dje bisedova me Draganin në Burgun e Beogradit dhe ai më tha t’ia përcillja mbështetjen Ivanës për të mbetur kandidate dhe për të luftuar deri në fund. Dragani është një burrë trim dhe nuk dëshiron që Milan Radojçiq të jetë shefi i tij”, ka deklaruar avokati.

Politikanë opozitarë nga veriu thonë se është për keqardhje nëse ka përndjekje të atyre që kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet.

Ndaljen e kërcënimeve ndaj komunitetit serb e ka kërkuar edhe emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esccobar. Sipas tij, djegia e automjeteve dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët, por nga serbët.

Në zgjedhjet e së dielës do të garojnë 11 kandidatë, dy prej të cilëve janë nga komuniteti serb.

Lista Serbe, si subjekti më i madh i serbëve në Kosovë, nuk ka kandiduar për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Gjithashtu lexoni:

Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku

ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për bllokimin e regjistrimit të automjeteve të bizneseve

Prizreni shpallet “Qyteti Evropian i Sportit 2026”

KosovaNewss 20/04/2023 20/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?