KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përmbyllet fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën
Politikë

Përmbyllet fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kosova News
Kosova News 08:17 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot përmbyllet fushata e informimit për liberalizimit e vizave për Kosovën. Kampanja përmbyllëse mbahet në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë nga ora 10:00 deri 15.00 .

“Kamioneta jonë do të jetë në shërbimin tuaj për tju informuar dhe mundësuar të bëheni pjesë e kuizit dhe të fitoni një udhëtim në Vjenë me datën 1 Janar 2024. Shorteu i atyre që kan qëlluar 5 pyetjet e sakta do të mbahet LIVE të hënën në emisionin e mëngjesit në RTK.”, thuhet në njoftim.

Ndryshe nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra.

Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.Nga janari qytetarëve të Kosovës u mundësohet të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën. Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Ja shtetet që do të mund të udhëtohet pa viza deri në 90 ditë:

Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se edhe pas liberalizimit të vizave, bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.

Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.

Republika e Kosovës, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kosova ishte vendim i vetëm në Ballkan që kishte më së shumti kritere për fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Komisioni Evropian, në vitin 2018, kishte konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Etapat deri te liberalizimi i vizave për Kosovën:

Kosova ka kaluar disa etapa për të arritur liberalizmin e vizave

Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe

Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

Hapat për heqjen e vizave:

Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave

Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian

Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet

Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizaveAmbasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian

Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe

Liberalizimi hyn në fuqi.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?