KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përkthyesi mbajti fshehurazi shënime nga takimi me Zelenskyn, BE-ja e largon menjëherë
Botë

Përkthyesi mbajti fshehurazi shënime nga takimi me Zelenskyn, BE-ja e largon menjëherë

Kosova News
Kosova News 11:02 -10/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka pushuar nga puna një përkthyes të punësuar nga Bashkimi Evropian për të marrë pjesë në samite të mëdha së bashku me udhëheqësit botërorë, për shkak të shqetësimeve për një shkelje të mundshme të sigurisë.

Në një deklaratë për POLITICO, Komisioni tha se kishte ndërmarrë veprime për “një incident që lidhet me marrjen e shënimeve” gjatë një takimi të Këshillit Evropian, ku mori pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më 19 dhjetor 2024, transmeton Telegrafi.

Mbajtja e shënimeve me shkrim në seanca të ndjeshme ku diskutohen çështje si mbrojtja dhe siguria është e ndaluar sipas kodit të sjelljes së Komisionit.

Rregullat u sollën si përgjigje ndaj frikës nga spiunazhi i mundshëm dhe transferimi aksidental i informacionit në shtete armiqësore si Rusia.

“Shënimet u konfiskuan menjëherë. Pas shqyrtimit të kujdesshëm të fakteve, Komisioni mori masat e duhura për të parandaluar përsëritjen e këtij incidenti”, tha ekzekutivi i BE-së.

“Në këtë rast të veçantë, është vendosur që shërbimet e përkthyesit në fjalë nuk do të përdoren më në të ardhmen”, u tha ndër tjera.

Përkthyesi ishte një punonjës i pavarur franko-ukrainas i sjellë për të ndihmuar udhëheqësit të komunikojnë me Zelenskyn, sipas gazetës franceze Le Monde, e cila raportoi e para shkarkimin.

Brukseli ka parë një sërë akuzash për spiunazh të hetuara në vitet e fundit. Në nëntor, POLITICO mori një letër dërguar stafit në Komision që paralajmëronte për një kërcënim “real” nga agjentë të huaj.

“Brukseli është një nga qendrat më të mëdha të spiunazhit në botë, me qindra oficerë aktivë të inteligjencës që synojnë institucionin tonë”, tha ajo.

Vitin e kaluar, Parlamenti Evropian sanksionoi ish-deputeten letoneze Tatjana Ždanoka pas një sërë ekspozimesh mediatike në të cilat u raportua se ajo kishte punuar për Shërbimin Federal të Sigurisë Ruse (FSB), pasardhësen e KGB-së së epokës sovjetike.

Gjithashtu lexoni:

Sfida e TikTokut i kushton shtrenjtë adoleshentëve në Orlando, shqelmuan derën e fqinjit – kamera e sigurisë i filmoi dhe përfunduan në pranga

Gjermania e përgatitur të blejë sisteme Patriot nga SHBA-të për Ukrainën

Rubio thotë se SHBA-të dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet e paqes në Ukrainë

Të paktën 120 të vdekur nga përmbytjet në Teksas

BE: Izraeli është pajtuar për të zgjeruar qasjen e Gazës në ndihma

Kosova News 10/07/2025 10/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Osmani: Trumpi parandaloi një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë
18:46 -10/07/2025
Shoferi në Ferizaj gjobitet 500 euro dhe i konfiskohet vetura
18:27 -10/07/2025
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
18:22 -10/07/2025
Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend
18:18 -10/07/2025
Prizren: 73 Vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij, nisin hetimet
18:12 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?