KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përjashtimi nga “Defender 2023” i padrejtë, kryeministri Kurti: Serbia të bëjë hapin e parë për shtensionimin e situatës në veri
Politikë

Përjashtimi nga “Defender 2023” i padrejtë, kryeministri Kurti: Serbia të bëjë hapin e parë për shtensionimin e situatës në veri

Kosova News
Kosova News 10:41 -11/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia duhet të bëjë hapin e parë për shtensionimin e situatës në veri dhe të mos mbështesë milicinë fashiste që vepron në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për Bloomberg.

“Serbia duhet të ndërpresë mbështetjen për milicinë që shkaktoi protesta në veri të Kosovës muajin e kaluar dhe përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit. Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme. Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne”.

Lidhur me kritikat e marra nga SHBA dhe BE për të hequr dorë nga një konfrontim me Serbinë, Kurti i cilësoi thirrjet nga aleatët kryesorë si “të padrejta”. Kryeministri i Kosovës bëri të qartë se qeveria e tij nuk po tërhiqet pavarësisht presionit në rritje nga SHBA-ja dhe Evropa, nga të cilat Kosova varet për mbështetjen politike dhe ekonomike.

Nga ana tjetër Serbia mohon se ka nxitur dhunën në veri, por i mbështet hapur serbët etnikë në Kosovë.

“Qeveria do të lëvizë për të reduktuar forcën policore të dislokuar në rajon dhe do të konsiderojë rimbajtjen e zgjedhjeve të diskutueshme lokale siç kërkohen nga aleatët e saj në SHBA dhe Evropë vetëm pasi Serbia të ndërmarrë hapat e parë”, tha Kurti

Liderët evropianë i kanë bërë presion qeverisë së Kurtit për të zbutur linjën e saj, ndërsa SHBA përjashtoi forcat e vendit nga stërvitjet e NATO-s të planifikuara për më vonë këtë vit në një shenjë zhgënjimi, gjë që nuk u mirëprit nga Albin Kurti.

 “Nuk është në rregull të ngacmosh Kosovën. Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si. Përjashtimi nga stërvitja “Defender 2023 ishte jo i drejtë”, tha Kurti

Trazirat, të cilat plagosën dhjetëra paqeruajtës dhe protestues të NATO-s, shpërthyen pasi Kosova vendosi kryetarë komunash në komunat në veri pas zgjedhjeve që popullsia serbe atje kishte bojkotuar. Serbia ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008 dhe ka bllokuar përpjekjet e saj për t’u bashkuar me organizmat ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

Haxhiaj: Shpifjet ndaj meje, pjesë e fushatës së koordinuarRTKlive

Fitorje Pacolli i reagon Time Kadriajt pasi i tha  “merre terapinë”: Sa herë më sulmoni, vetëm më bëni më të fortë

Osmani në Washington DC: Diskutim për strategjinë euroatlantike të Kosovës

“Një plagë e Evropës që ende nuk është shëruar” — Kurti në Bosnje Hercegovinë për të përkujtuar gjenocidin serb në Srebrenicë

Kosova News 11/06/2023 11/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Zbulohen 5 emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Ferizaj
22:55 -11/07/2025
Kosova dhe Shqipëria hartojnë planin e përbashkët 2025-2028
22:06 -11/07/2025
KFOR-i gjerman vijon patrullimet në lindje, kontribuon në stabilitetin rajonal
21:33 -11/07/2025
Gërvalla merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut
20:50 -11/07/2025
Komuna e Prishtinës merr masa ndaj parkingjeve private pa leje
20:09 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?