KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon vizitën Hashim Thaçi, niset për në Hagë
Siguri

Përfundon vizitën Hashim Thaçi, niset për në Hagë

Kosova News
Kosova News 12:40 -22/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën dy ditore në Kosovë, të cilën Dhomat e Specializuara ia mundësuan pas vdekjes së babait.

Para pak qastesh, ai është larguar nga zyra e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku ka qëndruar gjatë natës.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovës, ai është vizituar nga familjarët e tij.

Fillimisht, ai ka pasur një vizitë nga tre vëllezërit e tij dhe më pas është vizituar edhe nga bashkëshortja, Lumnije Thaçi.

Pas vizitës, Gani Thaçi ka folur shkurt për media, duke thënë se ish-presidentit është mirë me shëndet.

“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, ka deklaruar ai.

Derisa Thaçit po qëndron brenda zyrave të EULEX-it, një grup i të rinjve është duke protestuar para këtyre zyrave.

“S`kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liria ka emër”, “Drejtësi”, janë disa nga parullat që po mbahen në duar nga këta të rinjtë.

Pas takimit me familjarët, ish-presidenti Hashim Thaçi do të kthehet sërish në Hagë.

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm pas pesë ditësh që i vdiq babai, Gjykata Speciale, ia ka lejuar ardhjen në Kosovë.

Dje, fillimisht ai ka bërë homazhe te varri i babait, duke vendosi kurora lulesh.

Më pas, ai është lejuar të shkoi në shtëpinë e tij, ku ka qëndruar me familjen e tij të ngushtë për disa orë.

Në ditën e parë të vizitës se tij, jehonë të madhe ka bërë mesazhi që Thaçi kishte shkruar në kurorën që ka vendosur te varri i babait të tij. 

“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishte shkruar në kurorë.

Fotografia e kurorës është shpërndarë ngaqytetarë të shumtë e zyrtarë të të lartë të PDK-së.

Vizita e Thaçit të varri i babait të tij është shoqëruar me masa të rrepta të sigurisë.

Njësia speciale e policisë se EULEX-it, të maskuar e me armë të gjata i kanë qëndruar pranë vazhdimisht.

Kjo ka nxitur reagime të shumta.

Madje, ish-eprori i UÇK-së, UK Lushi, ka thënë se këto masa tregojnë se ish-presidenti po torturohet nga Gjykata Speciale në emër të Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Kosova News 22/03/2025 22/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?