Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë. Lajçak shkoi te Kurti menjëherë pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Ky takim vjen si përpjekje për shtensionimin e situatës në veri të vendit, ndërsa pritet që menjëherë pas takimit, Lajçak t’iu adresohet mediave.


