Para pak çastesh ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me drejtoreshën e përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flocken.
Në këtë takim ishte edhe ministrja e Arsimit Arbërije Nagavci. Pas përfundimit të takimit ministrja, Nagavci tha për kosovanews se bashkë me kryeministrin Kurti e njoftuan znj. Flocken për përpjekjet që i ka bërë qeveria e Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe për ta ndalë grevën në arsim të organizuar nga SBASHK-u. Njherit znj.Nagavci tha se drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flocken u njoftua në detaje për ofertën e qeverisë së Kosovës drejtuar SBASHK-ut por e cila është refuzuar kategorikisht nga kryesuesit e sindikatës së arsimit.
“Ne si qeveri tash me ligjin e pagave që pritet shumë shpejt të kaloj në kuvend u kemi plotësuar të gjitha kërkesat e SBASHK-ut madje edhe shumë më tepër se të gjitha qeverisjet e kaluara mirëpo ata tash po refuzojnë ta ndalin grevën duke kërkuar edhe para shtesë megjithëse ne edhe për këtë kemi dhënë 50 shtesë për mësimdhënësit për të gjitha këto e njoftuam edhe znj. Flock” , tha ndër të tjera znj. Nagavci për KosovaNews
